Si të afroheni më shumë me njëri-tjetrin?

Life style

Si të afroheni më shumë me njëri-tjetrin?

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 20:24
Ilustrim

Dhe pse nuk duhet të nënvlerësoni fuqinë e prekjeve…

Bëni ndonjë punë së bashku

Duke punuar së bashku në diçka të re dhe sfiduese mund të rrisë dhe përforcojë lidhjen tuaj. Kjo mund të jetë diçka shumë e thjeshtë si lyerja e një dhome të shtëpisë suaj.

Pranoni se partneri juaj nuk është i mirë në diçka

Në shumicën e marrëdhënieve, ka shumë gjëra ju bëjnë të frustruar për njëri-tjetrin. Ndoshta partneri juaj është i çorganizuar, nuk bën ndonjë listë të gjërave, dhe rregullisht përfundon duke harruar gjërat e nevojshme për t’i blerë në dyqan. Mos e bezdisni partnerin duke ia përmendur rregullisht mangësitë. Nëse jeni më i mirë në diçka atëherë më mirë bëjeni vet se sa të përpiqeni që partneri juaj ta bëjë. Të pranuarit mund të lehtësojë ndjenjën e frustrimit.

Provoni mënyra të reja për të shprehur dashurinë tuaj

Ekzistojnë shumë mënyra të ndryshme për të shprehur dashurnë tuaj. Provoni rregullisht gjëra të reja, nxiteni njëri-tjetrin për eksperimentim deh shprehni dashuri së bashku.

Krijoni kontaktin e prekjes dhe përqafimit dhe ofroni masazhe të vogla njëri-tjetrit

Kontakti me lëkurën nxit oksitocinën, hormonin e lidhjes. Megjithatë, ju duhet të ruani kontaktin për 20 sekonda apo më shumë që të arrini efektin e plotë. Ju mund të heqni fanellën e partnerit përderisa prekni trupn e tij, ju mund të prekni edhe qafën apo fytyrën e tij, vetëm sigurohuni që mos t’i keni duart e ngrira. Ose thjeshtë mund t’i ofroni një masazh të vogël përderisa jeni shtrirë në shtrat duke shikuar TV.

Frenoni negativitetin tuaj

Nëse ka diçka që ju jeni të pakënaqur me jetën tuaj – stresi në punë apo në familje, atëherë është shumë lehtë që të përdorni partnerin tuaj për hedhje të mllefit dhe negativitetit. Nëse keni krijuar shprehinë që të ankoheni për diçka, provoni disa strategji alternative për përballim më të lehtë. Sigurohuni që jeni duke bërë diçka për të zgjidhur problemet tuaja, në vend se vetëm duke u ankuar rreth tyre.

Çfarë është veçanërisht e rëndësishme është që mos të shfryheni me njëri-tjetrin kur të takoheni pas një ditë të lodhshme. Ju duhet të tentoni që në atë moment të tregoni më shumë pozitivitet dhe ta bëni ditën atraktive, e jo të fokusoheni në shfryrjen e negativitetit tuaj.

Gjithashtu, keni kujdes si reagoni ndaj ideve dhe sugjerimeve të partnerit tuaj. A keni tendencë që mënjëherë t’i tregoni partnerit për problemet e mundshme që ndoshta ai as nuk i ka imagjinaur më parë? Sigurohuni që mos të krijoni shprehinë e të qenurit hiperkritik, sepse ndonëjherë është shumë lehtë të zhyteni në një rutinë të tillë pa e kuptuar fare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat