“Dita e Boksit”, ja si britanikët e teprojnë pas Krishtlindjes

Life style

“Dita e Boksit”, ja si britanikët e teprojnë pas Krishtlindjes

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 09:35
“Dita e Boksit” është kthyer në një festë të përvitshme ku banorët festojnë të veshur me kostume nga më të ndryshmet.

Me mijëra persona në Britaninë e Madhe kanë dalë të festojnë një ditë pushimi ekstra me rastin e Krishtlindjes, në lokalet e natës.

“Daily Mail” shkruan se në një qytet në veçanti, në Wigan, festa e njohur edhe si “Dita e Boksit” u bë paksa e çuditshme.

Siç shihet edhe në fotografitë e publikuara nga mediat vendase, një pjesë e mirë e atyre që festonin degraduan në vepra banale, për të cilat u nevojit edhe ndërhyrja e policisë e në disa raste edhe ambulanca.

“Dita e Boksit” është kthyer në një festë të përvitshme ku banorët festojnë të veshur me kostume nga më të ndryshmet. Madje një prej tyre ishte veshur si i ndjeri George Michael.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat