Këto janë 7 fjalitë që njerëzit e suksesshëm nuk i përdorin

Life style

Këto janë 7 fjalitë që njerëzit e suksesshëm nuk i përdorin

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 18:29
Ilustrim

Suksesi i papritur i ndodh vetëm të rrallëve dhe atyre me fat. Për të tjerët zakonisht duhen vite të mundimshme të punës së madhe dhe hapa të vegjël përpara, që kërkon fleksibilitet të madh, analizë të kujdesshme dhe një vetë perceptim të mirë.

Në mënyrë që të përshpejtohet rruga e suksesit, Brightside ka paraqitur shtatë fraza që njerëzit e suksesshëm nuk i përdorin:

1. E urrej punën time

Rregulli që e dinë të gjithë individët e suksesshëm. Është e rëndësishme që të jesh objektiv dhe të ruash neutralitetin.

2. Nuk është e drejtë

Njerëzit më të suksesshëm kurrë nuk ankohen se përpjekjet e tyre nuk e janë vënë re - të gjithë në jetën tonë nganjëherë vuajmë nga padrejtësia.

3. Kjo nuk bëhet kështu

Dëshira për të ndryshuar është karakteristikë themelore e njerëzve të suksesshëm. Njohja dhe pranimi i gjërave të reja për sukses janë nevojë e domosdoshme.

 4. Kjo nuk është puna ime

Një lider i vërtetë kurrë nuk bën presion tek të tjerët. Në të kundërtën, është gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar kolegët, ndërsa aftësin e punës në ekip dhe qëndrimi miqësor janë aspekte shumë të rëndësishme të suksesit.

5. Kjo është e pamundur

Në sfida është e rëndësishme të shikohet si në aventura të reja, dhe jo si një mur nëpër të cilin nuk ka kalim. Për çdo problem ka një zgjidhje (ose të paktën një problem i ri).

6. Këtë është dashur të bëhej në një mënyrë tjetër

Pas një gabimi, nuk ka asnjë kuptim të godasësh kokën por prej gabimeve duhet mësuar diçka të re dhe duhet ecur përpara menjëherë.

7. Nuk kam zgjedhje

Gjithmonë është një varg i mundësive, dhe njerëzit e suksesshëm nuk dorëzohen por vetë i krijojnë shanset e reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat