2 janari, ditë ideale për të bërë fëmijë

Life style

2 janari, ditë ideale për të bërë fëmijë

Më: 2 janar 2017 Në ora: 10:12
Ilustrim

Çiftet që janë duke u përpjekur për të bërë fëmijë duhet të bëjnë dashuri sot në orën 10:36.

Kjo se në Britani të Madhe shumica e foshnjave lindin më 26 shtator sesa që ndodh në ndonjë datë tjetër.

Kështu thonë ekspertë të fertilitetit të cilët pas ngjizjes që supozohet të ndodh më 2 janar e llogarisin 38 javë – gjatësinë mesatare të shtatzënisë.

Se 60  për qind e çifteve duan të bëhen prindër dhe bëjnë dashuri më 2 janar, thotë edhe një raport i portalit të prindërve ChannelMum.com, shkruan Daily Mail.

Sipas raportit, çiftet gjithashtu shprehen se 2 janari  është dita kryesore për të bërë fëmijë, sepse ndejat festive mbarojnë dhe ata duan të kalojnë kohë së bashku para se të kthehen në punë.

Këtë vit, kjo ditë i bie në një ditë festash, duke i dhënë kështu të dashuruave mundësinë që të kalojnë edhe më shumë kohë së bashku.

Dhe ora 10:36 u vlerësua si koha më e mirë për të provuar për një fëmijë, me 71 për qind të  çifteve që thonë se kishin marrëdhënie seksuale në këtë kohë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat