Ja pse femrat kanë më shumë ftohtë se meshkujt

Life style

Ja pse femrat kanë më shumë ftohtë se meshkujt

Më: 13 janar 2017 Në ora: 07:41
Ilustrim

Në këto ditë të ftohta dimri, mundoheni të visheni sa më trashë që t’i bëni ballë të ftohtit. Për femrat kjo gjë nënkupton të veshin dy triko, tri palë geta, xhinse, jelek, pallto etj.

Sigurisht që ndiheni pak xheloze kur shihni që partnerit tuaj i mjafton vetëm një xhup dhe pulovër për të mos ndjerë të ftohtin.

Mjaft e trajtuat këtë gjë si një debat që diferencon dy sekset, ekzistojnë arsye shkencore që e shpjegojnë këtë fenomen.Sipas një studimi të bërë nga Maryland School of Medicine kjo ndodh pasi femrat kanë metabolizëm më të ngadaltë se meshkujt. Në këtë studim morën pjesë 120 vullnetarë të kombësive të ndryshme me një moshë mesatare 40 vjeç.

Rezultatet treguan që meshkujt kishin një normë metabolike rreth 23% më të lartë se ajo e femrave. Ata kanë një masë muskulare më të madhe që gjeneron ngrohtësi, kurse masa trupore e femrave është më pak aktive dhe gjeneron të ftohtë.

Si rrjedhojë ato janë më të predispozuara të ndjejnë të ftohtë më shumë se meshkujt.

Një tjetër rezultat interesant i këtij studimi tregoi se femrat që përdorin vazhdimisht kontraceptivë kishin më ftohtë se femrat që nuk i përdornin ato. Hormonet e gjendur në këto pilula ndikojnë në temperaturën e trupit, duke e bërë atë më të ndjeshëm ndaj të ftohtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat