Pse e hëna e 16 janarit konsiderohet ‘dita më e mërzitshme e vitit’

Life style

Pse e hëna e 16 janarit konsiderohet ‘dita më e mërzitshme e vitit’

Më: 16 janar 2017 Në ora: 10:23
Ilustrim

Janari përmban ditën më të trishtë të vitit, që shkaktohet nga një kombinim faktorësh, duke përfshirë qëllimet e paarritura të vitit të kaluar, të ftohtit dhe faktorët e tjerë dëshpërues.

Meqenëse të gjithë janë shpenzuar në dhjetor, tashmë ata kanë mbetur pa para. Pesha që kanë shtuar duke ngrënë pa kontroll gjatë festimeve, nuk i është hequr si kanë menduar. Premtimet e shumta që i kanë bërë, deri më tash i kanë shkelur. E, kur të gjitha këtyre i shtohet edhe moti i lig, atëherë vjen mërzia dhe depresioni.

Padyshim që mbas këtij dyshimi nuk është një shkencë e rreptë e cila vendos ekzaktësisht në mënyrë të prerë për këtë fenomen edhe pse e “E Hëna e Kaltër” është pranuar çdo vit nga njerëzit.

Data zyrtare që është pranuar 16 janari. Sipas sajtit “Metro” është fjala e ekspertit të jetës dhe konsulenti i lumturisë Cliff Arnall që arrin në këtë përfundim.

Cliff Arnall ka publikuar një formulë ku thuhet se faktorë të tillë si moti, borxhet, dhe sasia e kohës që ka kaluar që nga festat e fundvitit, si dhe ndjenja e përgjithshme e motivimit të ulët janë të gjithë kontribuesit për ndjenjat e trishtimit dhe mungesës së shpresës.

Për këtë arsye në 16 janar, arrihet ngarkesa më e madhe duke i bërë edhe njerëzit më të trishtuar se zakonisht.

Profesori i Universitetit të Cardiff, Arnall, tenton të shpjegojë arsyet: si rregull, të hënën e tretë të janarit, e cila është koha kur euforia për festat e fundvitit zhduket, dhe ti e kupton se ke ende një vit të gjatë për t’u përballur.

Në Angli, çështja në fjalë është marrë shumë seriozisht: si për koincidencë, në këtë ditë, ka rritje të papunësisë dhe disa organizata ofrojnë këshillim psikologjik për ata që kanë nevojë.

Ekspertët e këshillimit sugjerojnë që në këtë ditë njerëzit të vishen me ngjyra të ndritshme ose të dëgjojnë muzikë të gëzuar.

Edhe ekspertët e shoqatës “British Dietetic Association”, sugjerojnë që njerëzit të shtrojnë një banket të madh për të kapërcyer depresionin nga “E Hëna e Kaltër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat