Ekspertët: Shtojani shishes me verë pak kripë për t’i dhënë shije më të mirë

Life style

Ekspertët: Shtojani shishes me verë pak kripë për t’i dhënë shije më të mirë

Më: 23 janar 2017 Në ora: 15:56
Ilustrim

Ata të cilët nuk janë ekspertë në “departamentin e verës” dinë vetëm të blejnë një shishe verë dhe ta pinë derisa të dehen.

Sidoqoftë, tani ekspertët e verës kanë zbuluar diçka të re: shtimin e kripës në gotat e tyre me verë.

Po pra – nëse e keni blerë një shishe verë e cila nuk mban shije të mirë, kripa do të jetë ilaçi më i shpejt dhe më i lirë për ta ndryshuar situatën.

Sipas “The Wall Street Journal”, Nathan Myhrvold, ish-shef i teknologjisë në kompaninë ‘Microsoft’, ka zbuluar se shtimi i një sasie shumë të vogël të kripës ia balancon aromën disa verërave të pabalancuara.

Ai thotë se këtë metodë e ka provuar edhe vetë, dhe se tani vazhdimisht e praktikon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat