Këto janë gjërat që u bien në sy meshkujve gjatë seksit të parë

Life style

Këto janë gjërat që u bien në sy meshkujve gjatë seksit të parë

Më: 24 janar 2017 Në ora: 11:35
Ilustrim

Femrat shpenzojnë shumë kohë në përgatitjen para seksit të parë me partnerin e ri, mirëpo asnjërën nga ato gjëra meshkujt fare nuk i vërejnë.

Para seksit të parë me partnerin e ri femrat shpenzojnë shumë kohë për t’u përgatitur. Kjo përfshin depilimin, dushin, shkuarjen në solarium, zgjedhjen e rrobave të brendshme, frizurën, grimin, dhe gjithë këto i bëjnë që ta ngazëllejnë mashkullin. Mirëpo, disa nga këto gjëra meshkujt as që i vërejnë.

Gjërat të cilat meshkujt i vërejnë…

Në vend të parë është vetëbesimi, sepse femra e cila është plot vetëbesim i tregon mashkullit se sa është e sigurt në vetvete, pa marrë parasysh se si duket, ndërkaq meshkujt kjo gjë i ngazëllen.

Gjithashtu, njëra ndër gjërat të cilat i vërejnë janë lëvizjet tuaja para dhe gjatë seksit. Nuk ka asgjë më të bukur nga femra e cila bën lëvizje joshëse të trupit derisa mashkulli e prek.

Shprehja e fytyrës të cilën e keni gjatë marrëdhënies seksuale meshkujve u është shumë e rëndësishme. Nëse sheh ngazëllim në fytyrën tënde, të jeni e sigurt që do ta magjepsni.

Meshkujt nuk i vërejnë mungesat në trupin tuaj, por format, andaj edhe fokusohen vetëm në to. Pa marrë parasysh si dukeni, për të jeni e parezistueshme derisa qëndroni gjysmë e zhveshur në dhomën e errësuar, ndërkaq ai kënaqet duke shikuar trupin tuaj.

Secili mashkull dëshiron gjatë seksit të ndiej aromën e trupit tuaj, madje vetëm aromën natyrale. Të jeni të sigurta që më parë do ta joshni me aromën natyrale të trupit tuaj, sesa me parfumet e shtrenjta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat