Pse njerëzit e mençur më vështirë e gjejnë dashurinë

Life style

Pse njerëzit e mençur më vështirë e gjejnë dashurinë

Më: 30 janar 2017 Në ora: 12:35
Ilustrim

Sa herë të ka rënë të dëgjosh ‘dëgjoje zemrën tënde’ apo tjetrën ‘lë të të prijë arsyeja’? Njerëzit e ndryshëm kanë mendime të ndryshme prijëse. Deri sa për disa emocionet janë strumbullar për gjithçka, të tjerët e analizojnë secilin hap të tyre dhe mendojnë mirë para se të bëjnë diçka.

Karakteristikë themelore e njerëzve inteligjentë është mu ajo që të analizojnë, prandaj nuk është çudi pse shpesh hasin në probleme në gjetjen e shpirtit binjak.

E adhurojnë inteligjencën e tyre

Inteligjenca e tyre dhe të arriturat personale i plotësojnë si disa njerëz lidhja e lumtur.

Gërmojnë thellë

Njerëzit e mençur janë të prirur të ‘gërmojnë’ në shpirtin e dikujt, karakterin dhe jetën për t’u siguruar dhe bindur se edhe ata i pëlqejnë personit i cili u pëlqen atyre. Shumë njerëz kjo i dëbon.

Nuk u shmangen problemeve

Besojnë se gjithmonë kanë të drejtë dhe pa ngurrim do t’i hyjnë debatit për ta dëshmuar këtë. Ndonjëherë mund ta kritikojnë pa takt partnerin apo madje me sjelljen e tyre edhe ta dëbojnë, sepse do të duken me tepër vetëbesim dhe pa gatishmëri për kompromise.

Është vështirë t’i kuptosh

Mendja e tyre është e komplikuar dhe komplekse, kështu që ndonjëherë është vështirë t’i kuptosh dhe “t’u rrish në bisht”. përkundër kësaj, nëse dikush ju pëlqen, do të provojnë ta adaptojnë sjelljen e tyre dhe t’i shpjegojnë veprimet e tyre.

Vështirë i kuptojnë shenjat suptile

Marrëdhëniet e dashurisë dhe vardisja i hutojnë plotësisht dhe nuk i vërejne shenjat suptile, të cilat njerëzit e tjerë ua dërgojnë. Nuk e bëjnë këtë nga mendjemadhësia e as që janë keqdashës, ndonjëherë thjesht nuk janë në ato gjatësi valësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat