A ju ka ndodhur kjo gjë e tmerrshme ndonjëherë gjatë përjetimit të orgazmës

Life style

A ju ka ndodhur kjo gjë e tmerrshme ndonjëherë gjatë përjetimit të orgazmës

Më: 31 janar 2017 Në ora: 10:13
Ilustrim

Disa të shumtën e rasteve shqiptojnë emrin e huaj në momentin e përjetimit të orgazmës kur “e humbin mendjen”, në kulmin e intimitetit.

Nuk është e nevojshme të thuhet se sa e pakëndshme është për të dyja palët kur njëri ndër partnerët e shqipton emrin e dikujt tjetër…

Doktori James Fouts shpjegon përse ndodh kështu.

Në gjendjen e euforisë njerëzit i parafytyrojnë gjërat të cilat i kanë përjetuar me dikë tjetër, diçka që u ka ndodhur në të kaluarën.

– Në të vërtetë, është e pashmangshme që truri nganjëherë gjatë seksit të mos riprodhojë ndjenjat e marrëdhënies së mëhershme seksuale – thotë doktor Fouts.

Ai shton se kjo ndodh nën supozimin që ai i cili shqipton gabimisht emrin e ish-partnerit për të cilin ka ndier kënaqësi të veçantë dhe afërsi të jashtëzakonshme gjatë seksit.

Pikërisht për këtë pothuajse gjithmonë bëhet fjalë për emrin e ish-partnerit, jo të ndonjë anëtari të familjes apo të ndonjë miku.

Njerëzit të shumtën e rasteve shqiptojnë emrin e huaj në momentin e përjetimit të orgazmës kur e “humbin arsyen” në kulmin e intimitetit.

Dr. Fouts thotë se si nuk duhet të merret për të keq, sepse fjala është për të kaluarën të cilën secili e ka.

Partnerët duhet të bisedojnë për këtë gjë dhe tërë ngjarjes t’i japin përfundim të lumtur, shkruan “Independent”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat