Lumturia rritet përgjatë viteve, prandaj bëhuni gati për një pensionim argëtues

Life style

Lumturia rritet përgjatë viteve, prandaj bëhuni gati për një pensionim argëtues

Më: 1 shkurt 2017 Në ora: 14:42
Ilustrim

Përgjatë shekujve të tërë, procesi i plakjes ka fituar vetëm reputacion të keq, por hulumtimet e reja tregojnë se duhet ta vlerësojmë më shumë plakjen, pasi që kohërat më të mira të jetës sonë i përjetojmë kur futemi në vitet e pensionimit.

Ekspertët besojnë se indeksi jonë i lumturisë përgjatë viteve ka formën e shkronjës “U”: kap majat e nivelit të lumturisë në vitet e fëmijërisë, bie gjatë viteve tona të 30’ta dhe 50’ta për shkak të presionit nga karriera dhe familja, dhe rritet prapë gjatë viteve të pensionimit.

Anketime të shumta tregojnë se pavarësisht dukurive të këqija që i sjell plakja, siç janë shëndeti i dobët dhe dobësimi i aftësive kognitive, pleqtë janë më të prirë të jenë më të lumtur sesa personat që janë në vitet e tyre të 30’ta apo 40’ta, të cilët kanë nivele më të larta të depresionit, shqetësimit dhe stresit.

Hulumtuesit e Universitetit të Çikagos besojnë se pleqtë janë më të lumtur sepse, bashkë me moshën, vijnë edhe trajta tjera pozitive psikosociale, siç është vetë-integrimi dhe ngritja e vetëbesimit, të cilat kontribuojnë në mirëqenien e njeriut.

Dr. John Irvine, psikolog dhe autor, ka një këshillë për personat që janë në vitet e tyre të 50’ta dhe 60’ta: “zgjidhni problemet personale tani dhe mos e lini karrierën t’ju konsumojë.

Nëse jeni 50 vjeçar dhe keni probleme personale të cilat po jua pamundësojnë lumturinë, kërkoni ndihmë dhe zgjidhni ato sepse vetëm do të keqësohen përgjatë viteve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat