11 gjërat që bëjnë njerëzit e pasuksesshëm në fundjavë

Life style

11 gjërat që bëjnë njerëzit e pasuksesshëm në fundjavë

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 08:21
Ilustrim

Çdo njeri mendon për fundjavën, për kohën se si do të kalohen 2 ditët e pushimeve. E vetmja gjë që i ndan njerëzit e suksesshëm me ata të pasuksesshëm është planifikimi i kohës.

1-Ata nuk kanë një plan

Jo çdo moment i fundjavës duhet të planifikohet, por njerëzit duhet të kenë një ide se si do ta kalojnë kohën e lirë.

2-Ata nuk kanë kohë për njerëzit e dashur

Është e vështirë të gjesh kohë për njerëzit e dashur pas një jave të lodhshme, por duhet të mendoni edhe për atë pjesë.

3-Ata e kalojnë kohën me teknologji

Mos lejoni që t’ju sundojë celulari. Mbyllni postën elektronike dhe çdo gjë që ka të bëjë me rrjetet sociale e pushoni të qetë.

4-Ata nuk e shijojnë kohën e tyre

Sa herë që je i lirë, duhet të dalësh me shoqërinë në një vend që ju bën të gjithëve të ndiheni mirë.

5-Ata flejnë pjesën më të madhe të kohës

Edhe nëse keni kaluar një të premte ‘të çmendur’ duhet të pushoni pak dhe të ngriheni. Mos e kaloni fundjavën tuaj në krevat.

6-Ata numërojnë shpenzimet

Ju shpenzoni shumë gjatë javës dhe e shkatërroni fundjavën. Ju duhet të mendoni për veten tuaj dhe për gjerat që ju nevojiten, duke konsideruar edhe vendet e qejfit si lokalet e natës apo evente të ndryshme.

7-Ata nuk arsyetojnë, reflektojnë

Gjatë javës, është e vështirë të mendoni për gjërat që doni të bëni në jetën tuaj në të ardhmen. Ndonjëherë është e rëndësishme që të shikoni dëshirat personale.

8-Ata nuk pushojnë së menduari për punën

Të premten, është mirë të mendosh axhendën për të hënën e ardhshme. Të jeni të përgatitur është mirë, të jeni të fiksuar pas punës nuk është.

9-Ata përjetojnë gjithçka dhe zhgënjehen

Të kaloni gjithë fundjavën jashtë është diçka e mirë. Por në qoftë se ju nuk ndiheni mirë, atëherë duhet të mendoni se si të kaloni fundjavën e ardhshme.

10-Ata nuk pushojnë

Ka një kategori njerëzish që e kalojnë fundjavën duke bëë shumë punë. Në mënyrë që të jeni të suksesshëm në punë, është mirë që të çlodheni gjatë fundjavës, pra të ‘mbushni bateritë.’

11-Ata nuk përgatiten për javën e ardhshme

Të dielën në mbrëmje është koha perfekte për të bërë një plan për javën e ardhshme. Ju duhet të bëni një listë me gjërat që duhet të bëni gjatë javës, apo të shikoni axhendën ose të mendoni se si do të kaloni javën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat