Këto fraza sjellin gëzim dhe largojnë ankthin, i përdorni?

Life style

Këto fraza sjellin gëzim dhe largojnë ankthin, i përdorni?

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 18:22
Ilustrim

Sipas një programi neuroglosik, (NLP) ka disa fjalë dhe fraza të cilat ndikojnë në ndjesitë dhe sjelljen e njerëzve. Nga ato që ta bëjnë ditën më të bukur, mjafton vetëm thuash, por edhe t’i besosh vërtet.

Le të shikojmë cilat janë ato:

Sot ishte një ditë e mirë: thuaje sa më shpesh dhe mbaj vetëm gjërat pozitive të ditës në fund të saj

Kuptoj: më e rëndësishme se të kesh gjithmonë të drejtë është të jesh edhe i vetëdijshëm

Të dua: të gjithë duan ta thonë dhe të gjithë duan ta dëgjojnë

Kam besim tek ti: të gjithë kanë nevojë për një mbështetje në këtë botë

Mund t’ia dal edhe më mirë: sapo ta thuash, ke bërë gjysmën e rrugës për t’ia dalë

Bëra aq sa kisha mundësi: është mirë të ndihesh mirë me veten, dhe për ato që bën

Urime!: nëse e thua pa pikën e xhelozisë, do e vlerësosh veten më shumë

Më fal: është shumë lehtësuese kur e thua dhe e beson

Kam marrë një vendim: përgjegjësia që mban kjo frazë bën çdo veprim nga shumë të vështirë në diçka që zgjidhet

Nuk kam mbaruar: vetëm ti mund të vendosësh se kur do të mbyllësh një kapitull të jetës tënde

Mjafton!: duhet të dish të vendosësh edhe kufij

Shiko sa e bukur është!: sa më shumë të vesh re bukurinë e atyre që të rrethojnë, aq më i lumtur do të ndihesh

Je fantastik!: lere veten të ndjejë krenari për të tjerët

Unë besoj: edhe nëse bëhet fjalë për Zotin, ose për një ide të thjeshtë, duhet të tregosh besim

Nuk e di si bëhet kjo: më mirë të pranosh që nuk di dhe të mësosh, sesa të bësh si i ditur

Faleminderit që më ndihmove për të realizuar këtë: sepse askush nuk 

mund të bëjë gjithçka i vetëm

Por, si mund ta kontrollosh ankthinë Çfarë duhet të shmangëshë

Mos e kritiko veten për çdo gjë që ndodh

Mos u ndjej keq nëse nuk ia del dot në diçka për të cilën ke dhënë fjalën

Mos ki pritshëmri të tepruara nga vetja dhe nga të tjerët

Mos u shprehnegativisht, për asnjë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat