Ja sa orë përgatiten gratë para se të bëjnë seks

Life style

Ja sa orë përgatiten gratë para se të bëjnë seks

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 10:50
Ilustrim

Një sondazh i fundit me 1 mijë femra ka arritur në përfundimin se një gruaje i duhen plot gjashtë orë për t’u bërë gati për të bërë seks për herë të parë me të dashurin e ri.

Por pse kaq shumë?

-Fillimisht është depilimi tek organi: 76 përqind e femrave thonë se depilohen tek një profesionist. E gjithë procedura e pastrimit nga qimet zgjat 1.5 orë.

-Ushtrime për bark të sheshtë: 62 përqind thonë se bëjnë ushtrime për të ulur barkun. Përgjatë gjithë ditës hanë vetëm fruta dhe perime. Ata heqin dorë nga buka dhe karbohidratet. Koha e nevojshme: 30 minuta.

-Blerja e të brendshmeve seksi: 58 përqind thonë se blejnë për takimin e parë seksual të brendshme të reja. Ato kujdesen që këto të brendshme të jenë sa më joshëse. Koha e nevojshme: 50 minuta.

-Edhe këmbë të pastra: 53 përqind thonë se përpara takimit shkojnë për të hequr qimet e këmbëve. Koha: 40 minuta.

-Maska e fytyrës: 33 përqind thonë se bëjnë një maskë fytyrës për të qenë sa më të bukura në mbrëmjen e veçantë. Koha: 20 minuta.

-Nxirje e trupit: Të jesh pak çokollatë është mirë. 33 përqind thonë se bëjnë nxirje artificiale të trupit, me llakun e posaçëm ose në sallon. Koha: 10 minuta.

-Rrobat e reja: 31 përqind thonë se zgjedhin fustanin perfekt për këtë mbrëmje. Koha e nevojshme: 1.5 orë.

-Çarçafët e rinj: 20 përqind thonë se duhen çarçafë të rinj, në mënyrë që seksi të jetë sa më i mirë. Koha: 30 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat