Kjo është diferenca ideale e moshës midis partnerëve për lidhje jetëgjatë

Life style

Kjo është diferenca ideale e moshës midis partnerëve për lidhje jetëgjatë

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 18:13
Ilustrim

Thonë se mosha është vetëm një numër kur dashuron dikë, por sipas një studimi të kryer nga Emory University në Atlanta, ekziston një difenrëce ideale moshe mes çiftit e cila lidhet drejtëpërdrejtë me jetëgjatësinë e një lidhjeje.

Në studim u morën 3,000 njerëz dhe rezultoi se sa më i madh hendeku i viteve, aq më i madh rreziku i ndarjes.

Hulumtuesit pohuan se çiftet me një diferencë të moshës pesë-vjeçare kishin 18% më shumë gjasa për t’u ndarë se sa një çift moshatarësh.

Ndërkohë që kjo shifër u rrit në 39% kur diferenca në moshë arrinte 10 vite.

Për çiftet me një diferencë të moshës 20-vjeçare, statistikat nuk janë shumë shpresëdhënëse, sepse shanset e ndarjes rriteshin në 95%.

Hulumtuesit besojnë se sa më pak vite difenencë të kenë partnerët aq më shuma gjasa kanë të përfundojnë bashkë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat