Diçka që duhet ta dinë femrat që bëjnë shumë seks

Life style

Diçka që duhet ta dinë femrat që bëjnë shumë seks

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 08:18
ilustrim

Sa më shumë seks, aq më e fortë kujtesa. Të paktën për femrat është pikërisht kështu, një jetë seksualisht aktive, forcon kujtesën e tyre.

Ky konfirmim vjen nga një studim i botuar në revistën shkencore “Archives of Sexual Behavior”, i zhvilluar nga studiuesit e McGill University në Canada.

Drejtuesja e studimit, Larah Maunder, nuk ka dyshime për këtë, dhe thotë se shpeshtia e seksit, ndihmon për të mbajtur më mirë mend, vende dhe persona të ndryshëm.

Gjatë studimit një grup vajzash të reja, i’u përgjigjën një pyetësori lidhur me aktivitetet e tyre të përditshme, përfshirë edhe raportet seksuale.

Kështu rezultoi, se vajzat që kishin pasur më shpesh raporte seksuale, dolën më mirë në testime të ndryshme. Megjithatë studiuesit thonë se motivi nuk është ende i qartë, shkruan noa.al. Por nga ana tjetër studime të mëparshme kanë zbuluar se aktiviteti seksual, veçanërisht te femrat stimulon zhvillimin e hipotalamusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat