Tradhtova gruan pas 15 vitesh martesë me kolegen, me të cilën bëra seks çdokund, por e shkatërrova kur...

Life style

Tradhtova gruan pas 15 vitesh martesë me kolegen, me të cilën bëra seks çdokund, por e shkatërrova kur...

Nga: BOTA SOT Më: 16 shkurt 2017 Në ora: 21:42
Ilustrim

Një burrë 43 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se ka bërë seks me një kolege të punës, duke e tradhtuar gruan pas 15 vitesh martesë, përcjell Bota sot.

Por, ai thotë se e ka shkatërruar aferën e tyre pasi i ka shkruar asaj derisa ka qenë në pushime me burrin e saj.

Rrëfimi i tij i plotë:

Kam bërë seksin më të mirë në jetë me një grua të mrekullueshme por unë e shkatërrova këtë pasi i shkrova mesazh asaj kur ishte në pushime me burrin.

Unë jam 43 vjeçar dhe i martuar prej 15 vitesh, ndërsa këtë gruan e kam kolege në punë dhe punoj me të prej 2 vitesh, ajo është 29 vjeç.

Ne gjithmonë kemi shkuar mirë por një ditë filluam të flisnim pasi ishim vetëm ne në zyrë.

Ne filluam të putheshim dhe bëmë seks atëherë dhe më pas.

Ne më pas patëm një aferë të nxehtë, duke bërë seks në zyre, në çdo dhomë e çdo pozitë.

Ne e donim shoqërinë e njëri tjetrit. Kohëve të fundit e mora atë një ditë për në bregdet.

Ne nuk mund t’i mbanim duart larg njëri tjetrit dhe putheshim mijëra herë.

Unë isha në pushime në Tajlandë muajin e kaluar me gruan time dhe e dashura kishte thënë se nuk do të shihemi.

Ne bëmë seks ditën tjetër dhe ishte më i miri ndonjëherë.

Mendova se nuk ishte asgjë gabim por kur u ktheva ajo shkoi në pushime me burrin e saj.

Më mungonte shumë dhe i shkrova mesazh por asaj nuk i pëlqeu.

Ishte egoiste nga ana ime e di, pasi është dashur ta lë vet.

Ajo u kthye e frustruar në mua. Më tha se mesazhi ka mundur t’i kushtojë martesën asaj.

Nuk e di nëse e ka rizgjuar dashurinë për burrin e saj por tani ajo është shumë e ftohtë dhe e largët nga unë.

Ajo ka filluar të flasë me një djalë tjetër në punë dhe unë e shoh se ai i dërgon mesazhe në Facebook.

Unë e di se mes nesh ka përfunduar por nuk di si të ec përpara dhe ta tejkaloj këtë.

Unë jam në të njëjtin vend që isha disa javë më parë ndërsa ajo jo.

A duhet ta lë gruan time me të cilën jam mërzitur dhe nuk mund të fantazoj më?

Ajo është 44 vjeç. E di se do të thuani që të qëndroj dhe të përpiqem shumë por nuk mund ta largoj nga mendja të dashurën time.

Si të vazhdoj përpara?

Përgjigja e psikologes:

E dashura jote ka nevojë që të ketë vëmendje të meshkujve por ajo nuk ka ndërmend që ta përfundojë martesën e saj.

Shmangu nga kontakti me të dhe përpiqu që të vësh energji në atë që mundesh.

Tregoj gruas se nuk je i lumtur, dyshoj se është edhe ajo.

Thuaj që të bëni diçka ose të ndaheni.

Fol me të për ndryshimet që dëshironi t’i bëni./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat