Rrezikoi jetën për setin fotografik, rrjeti shpërthen kundër modeles ruse

Life style

Rrezikoi jetën për setin fotografik, rrjeti shpërthen kundër modeles ruse

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 10:54
Modelja ruse, Viki Odintcova

Modelja ruse, Viki Odintcova ka rrezikuar jetën për realizimin e një seti fotografik, në një lartësi prej mbi 300 metrash.

Odintcova është ngjitur bashkë me fotografin dhe një asistent, në një nga qiellgërvishtësit e Dubait, për të realizuar një set fotografik, sa spektakolar, aq edhe të frikshëm.

Por, pas postimit të fotove dhe një videoje në “Instagram,” modelja 22-vjeçare ka marrë mjaft komente negative, në të cilat është quajtur e pakujdesshme dhe se nuk e vlerëson jetën e saj.

Seti fotografik u realizua në kullën “Cayan” në Dubai, e cila ishte ndërtesa më e lartë në botë, kur u hap në vitin 2013, por që tashmë është tejkaluar nga “Shnaghai Tower.”

Ndërkohë, një tjetër modele ruse është kritikuar një vit më parë, për një set të ngjashëm, të realizuar në Guangzhou, Kinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat