Parisiene bëhesh, nuk lind! Mitet që i kemi ditur gabim deri më tani

Life style

Parisiene bëhesh, nuk lind! Mitet që i kemi ditur gabim deri më tani

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 15:33
Ilustrim

Nëse edhe ju jeni lodhur nga thëniet e shumta mbi vajzat tipike franceze, sjelljen e vajzave franceze, me çfarë ushqehen vajzat franceze apo me çfarë e preferojnë brioshin vajzat franceze... na besoni.. edhe atyre vetë u ka ardhur në majë të hundës! Stereotipi Parisien, me figurën e një vajze të hollë e të gjatë, flokë perfekt me onde të hedhura mbi supe me bagetën e bukës që e mban nën sqetull, nuk është aspak ajo që e përfaqëson një vajzë që jeton në Paris.

Sipas Fany Pechiodat, krijuese e blogut "My Little Paris", e gjithë kjo ide për jetesën në Parisin e Madh është e gabuar. Të jesh një vajzë franceze nuk të bën mënyra se si i mban flokët (sepse ke marrë gjenet më të mira të familjes), të pasurit një trup fit dhe rroba të shtrenjta. Ky është stereotipi i prezantuar në publik. Parisi është më shumë se kaq. Qyteti është shumë i ndryshëm, i shumëllojshëm dhe inovativ, i mbushur më gjëra krijuese dhe vizitorë nga e gjithë bota të cilët mbartin me vete artin, dizajnin dhe idetë e reja. Pechiodat rendit disa nga mitet që u kemi besuar deri më sot e mesa duket, janë të gabuara. Do të kuptoni që jeni më shumë Parisiene seç e kishit menduar, ose parisienet nuk janë dhe aq të përvetshme... quajeni si të doni..

Mit: Ato nuk shëndoshen kurrë!

Një mbrëmje mesjave normale në Paris konsiston në dy shishe verë dhe 37463 lloje djathrash .. kështu që nuk i hamë këto gënjeshtra!

Mit: Francezet i urrejnë amerikanet

Në fakt është  e kundërta. Amerikanët kanë ide, ata i lejojnë vetes të ëndërrojnë gjëra të mëdha dhe i mendojnë gjërat përtej të pamundurës. Francezet vijnë pak më pesimiste nga natyra. Kjo ndoshta i largon pak nga njëra tjetra por jo.. No Hate! Just Love!

Mit: Francezet kanë shije specifike përsa i përket këpucëve

Imazhi ynë për vajzat franceze është i asaj vajzës me bluzë me vija bardhezi, xhinse të ngushta pas këmbëve kilometrike dhe sigurisht, këpucë balerina. Për shumë arsye njerëzit mendojnë se francezet veshin balerina 24/7 por JO. Nga 148 palët e këpucëve, rezulton se kanë edhe taka, me rripa, me majë, më takë katrore dhe atlete.

Mit: Vajzat franceze nuk janë feministre

Çuditërisht, Franca është më afër lëvizjes feministe dhe të drejtave të grave se sa vetë Amerikanet. Në Francë abortet janë të ligjshme që prej më shumë se 40 vitesh, në dokumente fjala "mademoiselle" është zëvendësuar me atë "madame" dhe punëdhënësit ligjërisht kanë të drejtën t'i paguajnë një nëne të re, 16 javë pushim! Në fakt termi feminist nuk duhet të jetë aspak i gabuar, dhe të gjitha ne duhet ta konsiderojmë veten feministe- shprehet Pechiodat. Feminizmi nuk është një pyetje që duhet t'ia bëjmë vetes. Është thjesht një fakt evident, diçka që të gjithë e kemi dhe duhet ta jetojmë.

Mit: Francezet janë të fiksuara me bukurinë

Po! Është e vërtetë. Kujdesi ndaj lëkurës është një theks i madh në rutinën e një vajze franceze, më shumë se sa makeup-i. Fakti që farmacitë franceze janë një burim bukurie, ai është shembulli që duhet ndjekur, se kujdesi i lëkurës qëndron në trajtimin e saj dhe jo në investimin e një fondatine të kushtueshme për ta mbuluar atë. Doni ta shndërroni rutinën tuaj të përditshme si ajo e një francezeje? Buzë të kuqe në një fytyrë pa tualet. Kaq!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat