Manikyri hit për pranverë: Ka pushtuar të gjitha femrat e Javës së Modës në Nju-Jork

Life style

Manikyri hit për pranverë: Ka pushtuar të gjitha femrat e Javës së Modës në Nju-Jork

Më: 20 shkurt 2017 Në ora: 13:54
Ilustrim

Ky trend është shumë i thjeshtë të kopjohet dhe njësoj do ta duan të gjitha femrat.

Ekspertët e njohur të kozmetikës sugjerojnë që vetëm një pikë e vogël ngjyre të jetë yll i manikyrit tuaj, mirëpo me pikëza mundeni edhe më shumë të lozni dhe me to të pikturoni tërë sipërfaqen e thoit.

Jepuni formë thonjve, ndërkaq limën patjetër tërhiqeni në thua në një drejtim, në mënyrë që të pengohet qërimi dhe pëlcitja e thonjve.

Varësisht nga efekti të cilin dëshironi ta arrini, pikëzat e llakut qitni me mjete të ndryshme në llakun e njomë apo të thatë.

Pikëzat krijoni duke përdorur gjilpërën, rrëmojcen apo lapsin zakonshëm të grafitit.

Manikyrin përfundojeni duke qitur shkëlqimin e fundit në mënyrë që të siguroni qëndrueshmërinë e tyre. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat