Kam të dashur vajzën e ëndrrave të çdo mashkulli, por e tradhtoj, e lashë shtatzënë shoqen e motrës dhe pasojat nga ish e dashura...

Life style

Kam të dashur vajzën e ëndrrave të çdo mashkulli, por e tradhtoj, e lashë shtatzënë shoqen e motrës dhe pasojat nga ish e dashura...

Nga: BOTA SOT Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 22:54
Ilustrim

Një djalë ka rrëfyer për The Sun se ka të dashur vajzën e ëndrrave të çdo mashkulli, por që nuk mund të mos e tradhtojë, përcjell Bota sot.

Rrëfimi i tij:

Kam të dashur një vajzë si modele, e nxehtë në shtrat dhe atë që çdo mashkull do ta donte, por nuk mund të jem besnik ndaj saj.

Jam 25 vjet dhe jam ndarë me të dashurën e mëhershme 1 vit më parë. Ne jemi ndarë keq dhe tani e kam parë se ajo është me dikë tjetër e kjo më dhemb.

Unë ende mendoj për të dhe më mungon. Që kur u ndamë unë bëra disa zgjedhje të këqija në jetë, sidomos për femra.

Më e keqja ishte afera me shoqen e ngushtë të motrës që ishte seks i dehur për dy muaj.

E di që ishte gabim por mendoja se do të mund të harroja ish të dashurën por nuk munda.

Së fundmi isha me një vajzë të gjorë që meritonte dikë më të mirë se unë dhe një natë dola me shoqen e motrës e ajo më tregoi se ishte shtatzënë dhe se kishte abortuar pa më treguar.

U ndjeva i shokuar që ajo nuk më kishte kërkuar ndihmë dhe u ndjeva i turpëruar por ishte vonë dhe nuk kisha çka të bëja.

Tani jam me të dashurën në lidhje për disa muaj.

Ajo është 23 vjeçare dhe është e mahnitshme.

Ajo është vetëm argëtim dhe unë vazhdoj me daljet e mia për një natë.

Ndihem i zbrazët brenda që kur e humba të dashurën. Jam shndërruar në dikë që nuk e njoh.

E di që e dashura ka vazhduar përpara dhe unë nuk e dua më atë sërish ta kem, por ende është në mendjen time çdo ditë?

Të lutem më trego, çka të bëj që të vazhdoj përpara?

Unë vërtet dua që ta kem dikë që të lidhem plotësisht me të. Dua që të ndryshojnë gjërat.

Përgjigja e psikologes:

Kjo ndarje të ka goditur keq por ne të gjithë vuajmë por shpëtojmë.

Është e vështirë por duhet të ecësh ngadalë dhe të gjesh dashurinë e vërtetë, por duhet të ndalësh këto daljet për një natë.

Nuk mendoj se shoqja e motrës tënde ka menduar vetëm për seks të dehur, ajo ka shpresuar për më shumë.

Ti e ke dashur të dashurën tënde por nëse ajo do të ishte e duhura, ajo do të ishte me ty.

Ndalo së tradhtuari të dashurën aktuale, nuk është e drejtë, nëse nuk e do ndaju nga ajo dhe të dytë mund të vazhdoni.

Mos le më zemra të thyera dhe shtatzëna të padëshiruara prapa teje./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat