Meshkujt më të errët dhe femrat më të zbehta janë më tërheqës

Life style

Meshkujt më të errët dhe femrat më të zbehta janë më tërheqës

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 07:29
Ilustrim

Meshkujt më shumë tërhiqen nga femrat me pamje më të zbehtë sepse, këtë pamje e lidhin me pafajësi dhe pastërti. Për dallim nga meshkujt, femrat i duan meshkujt më të errët, sepse u duken më të përzemërt dhe më të rrezikshëm, thonë shkencëtarët.

Shkencëtarët thonë se meshkujt në mënyrë instinktive do të preferojnë më shumë Keira Knightleyn sesa bukuroshen spanjolle, Penelope Cruz, derisa femrat në mënyrë të natyrshme më shumë do t’i tërheqë, George Clooney, sesa aktori, Daniel Craig.

Shkencëtarët nga Universiteti i Torontos sqarojnë se femrat më të zbehta janë më tërheqëse për meshkuj për shkak se, në mënyrë të nëndijshme, ato duken më të pafajshme, më të lëndueshme, më të ndershme dhe më të rehatshme.

Femrat në anën tjetër tërhiqen më shumë nga meshkujt më të errët, sepse ata duken më të enigmatik dhe më të rrezikshëm.

Shkencëtarët në bazë të analizimit të 2.000 fotografive të modeleve të ndryshme – që ishin prezantuar për t’i përzgjedhur njerëzit më tërheqës – kanë ardhur në përfundim se femrat e zbehta janë madje 15.2 për qind më të “zbehta” sesa meshkujt e zbehtë, derisa femrat me ngjyrë të errët të lëkurës janë 11.1 për qind më të “zbehta” se meshkujt me ngjyrë të errët të lëkurës.

“Në të gjitha kulturat ekzistojnë kritere dhe ideale se si do të duhej të dukej femra. Ngjyra gjithashtu ndikon në mënyrë të nëndijshme rreth asaj se kush do të na pëlqejë e kush jo”, ka thënë doktori Shyon Baumann.

Shkencëtarët gjithashtu kanë zbuluar se femrat e bardha të cilat kanë lëkurë pak më të errët do të vishen me petka më të thjeshta sesa ato që kanë ngjyrë shumë më të zbehtë.

Femrat e zbehta vishen në formë më konservative dhe për këtë duken më të pafajshme dhe më të lezetshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat