Meshkuj, ja si ta bëni një femër që të çmendet për ju - Bota Sot
Meshkuj, ja si ta bëni një femër që të çmendet për ju

Life style

E hënë, 19 nëntor 2018

Meshkuj, ja si ta bëni një femër që të çmendet për ju

Më: 4 mars 2017 Në ora: 07:26
Çifti, ilustrim

Të bësh për vete një femër nuk ka formulë të caktuar, por është mirë të dini disa gjëra që duhet t’i thoni.

Sigurohuni të jeni të sinqertë, pasi gënjeshtra del shpejt në pah. Ja disa nga gjërat që duhet të bëni sa më shpejt, nëse vërtetë ju intereson një femër:

Përcillni pozitivitet

Nëse ju i thoni se është një vajzë e mirë, do e bëni të ndihet e vlerësuar. Meshkujt nuk i durojnë dot, femrat që vetëm ankohen dhe shajnë të tjerët. E njëjta gjë është edhe me femrat. Djema, nëse dilni në takim me të mos i shani të tjerët në sytë e saj.

Bëhuni romantikë

Disa meshkuj e kanë të vështirë të bëhen romantikë, por ndonjëherë për hir të një femre, edhe bëhen të tillë. Një shprehje nga ndonjë libër, do e bëjë atë të ndihet femra më e lumtur në botë. Mso harroni se femra është romantike si natyrë.

Jam vetvetja me ty

Ky mund të jetë një ndër komplimentat më të bukura që mund t’i bësh dikujt, pasi i vë në dukje se ju e vlerësoni shumë. Nëse një femër e beson këtë gjë, tregon se edhe ajo ndihet shumë mirë me ju. Mos nguroni, t’ja thoni këtë gjë, nëse dëshironi ta bëni për vete.

Me ty nuk ka monotoni

Nëse i thoni diçka të tillë, ajo do mendojë që mund të keni të ardhme së bashku, sepse suksesi i një lidhjeje është të mos biesh në rutinë. Monotonia është ajo që vret një çift, nëse nuk e keni monotoninë gjërat po shkojnë mirë mes jush.

Më motivon

Nëse dikush ju motivon, atëherë po përjetoni një ndjenjë të bukur së bashku. Asaj, do i bëhej shumë qejfi dhe do ndihej mjaft mirë. Secili prej jush e ka të nevojshëm motivimin. Meshkuj, nëse ajo vërtetë ju motivon, mos hezitoni t’ja thoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera