Bëra seks me ish të dashurin e shoqes së ngushtë, por tani kam frikë që...

Life style

Bëra seks me ish të dashurin e shoqes së ngushtë, por tani kam frikë që...

Nga: BOTA SOT Më: 10 mars 2017 Në ora: 15:25
Ilustrim

Një vajzë 21 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se ka bërë seks me ish të dashurin e shoqes së ngushtë, por ndihet në faj dhe ka frikë që ajo do ta kuptojë, përcjell Bota sot.

Ky është rrëfimi i saj i plotë:

Kam bërë seks me djalin që e do shoqja ime. Unë kam pasur një natë të mahnitshme dhe e kam shijuar shumë por kam frikë se shoqja do ta kuptojë.

Jam 21 vjet dhe isha e dehur derisa po festonim fejesën e një kushërire. Ish i dashuri i shoqes time ishte aty. Ai është 20 vjet shumë i bukur.

Shoqja ime e do atë dhe ishte zemërthyese pasi ai e la pas një rrëmuje në lidhjen e tyre vitin e kaluar.

Ata kanë qenë bashkë prej 18 muajsh.

Ai dhe unë biseduam pak në një mënyrë miqësore dhe rreth 11 pasdite ne të dy ofruam të ecim një vajzë në shtëpi sepse vështirë se mund të qëndronte.

Ne e dërguam atë në shtëpi dhe ne u kthyem e pimë sërish. Nuk e di se sa shumë. Ai pëshpëriti diçka për banesën e tij e cila ishte afër. Ne shkuam dhe përfunduam duke bërë seks.

Seksi ishte fantastik edhe pse kujtesa ime nuk është shumë e mirë.

Unë u zgjova në shtratin e tij dhe ai ishte i ëmbël e më solli një filxhan çaj.

Ai më sugjeroi që të takoheshim sërish pasi ai ishe beqar e poashtu edhe unë.

Tani ndihem keq. Unë isha e vetmja që u mundova ta ndihmoja shoqen time kur ai e la.

Ajo e kaloi atë dhe gjeti të dashur të ri.

Ajo nuk ka asgjë me ish të dashurin e saj por unë kam frikë se dikush do t’i tregojë asaj për ne.

Apo duhet t’i tregoj unë? Unë e vlerësoj miqësinë e saj por ndihem keq sa herë që më shkruan sepse  e di që po ta kuptojë do të më urrejë.

Përgjigja e psikologes;

Shoqja jote nuk ka asgjë me ish të dashurin dhe ka të dashur të ri. Ai ka qenë beqar kur keni qenë në festë e edhe ti.

Dhe ti vetëm ke ndihmuar kur me këtë djalë keni dërguar dikë në shtëpi.

Kështu që ti nuk e ke tradhtuar askënd dhe nuk ke pse ndihesh në mbrojtje.

Por më mirë do të jetë nëse i tregon ti vetë për atë çka ka ndodhur se të kuptojë nga dikush tjetër.

Por herën tjetër mos pi aq shumë dhe nëse nuk po përdor mjete mbrojtëse, më mirë bëj teste dhe kujdesu për shëndetin seksual./BS/ 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat