Ndaloni së bëri këto gabime me vetullat

Life style

Ndaloni së bëri këto gabime me vetullat

Më: 19 mars 2017 Në ora: 23:32
Ilustrim

Vetullat janë një element shumë i rëndësishëm i bukurisë. Viteve të fundit tendenca e rregullimit të tyre në mënyrë sa më perfekte po vjen e po rritet.

Më poshtë mund t’i gjeni disa këshilla se si t’i evitoni gabimet më të shpeshta dhe të keni dukje sa më natyrale të tyre.

Kujdes me gërshërët

Gjatë heqjes së vetullave normalisht preferohet edhe  shkurtimi i fijeve që janë më të gjata, por nëse i shkurtoni shumë vetëm sa do i krijoni probleme vetës. Preferohet që t’i   krihni ato dhe të gjeni vetëm fijet të cilat konsideroni se vërtetë duhet prerë.

Mos i vizatoni vetullat në mënyrë të dukshme

Të gjithë dëshirojnë të kenë vetulla sa më të plota dhe të guximshme, por nëse dëshironi vetulla të trasha mos i vizatoni ato në mënyrë të dukshme. Provoni laps më të mbyllët se ngjyra e vetullave dhe në drejtim të fijes aplikoni lapsin. Një gjë e tillë ju ndihmon që të evitoni gabimin më kryesor gjatë grimit.

 Pastroni ato nga produktet kozimetike

Zakonisht vetëm larja e tyre nuk mjafton. Që të keni vetulla të shëndetshme dhe të plota duhet që t’i trajtoni ato me vajra natyral, si vaji i kokosit, i arganit dhe i ullirit në mënyrë që edhe ato të kenë kohën e tyre për tu qetësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat