Dëshironi të lindni binjakë? Ja si të rrisni shanset

Life style

Dëshironi të lindni binjakë? Ja si të rrisni shanset

Më: 20 mars 2017 Në ora: 20:53
Binjakët

Shumë çifte duan të sjellin në jetë binjakë. Sipas ekspertëve ka disa masa që mund të merren për të pasur më shumë mundësi të lindjes së binjakëve. Dieta, gjenetika dhe stili i jetës janë disa nga faktorët që ndikojnë. Ja ç‘duhet të bëni konkretisht:

Niveli i vështirësitë: Mesatar

1.Mënyra më efikase për të shtuar mundësinë e sjelljes në jetë të binjakëve është të kryeni një trajtim të veçan të fertiliteti. Specialistët mund t’ju japin ilaçe, apo t’iu tregojnë teknika fekondimi që sigurojnë një shtatzëni “të dyfishtë”

2.Modifikoni dietën tuaj. Ekspertët pohojnë se ushqime të caktuara shtojnë mundësitë për mbarsjen e binjakëve. Në bazë të një studimi ka dalë se konsumimi i produkteve të qumështit në periudhën e konceptimit, shton 4 herë mundësinë për të lindur binjakë. Po ashtu, patatet e ëmbla të egra shtojnë shanset, pasi një fis afrikan që e ka këtë ushqim në dietë, gëzon lindje binjakësh të paktën 4 herë sa mesatarja botërore.

Gjithashtu ushqimet me acid folik kanë 40% më shumë mundësi për të sjellë në jetë binjakë.

3.Modifikoni stilin e jetës, pasi edhe kjo mund t’ju shtojë shanset. Për shembull mund të shtoni në peshë, pasi sipas studimeve, femrat në mbipeshë kanë mundësi më të mëdha për binjakë. Edhe nëse jeni në gjendje të ushqeni me gji, vazhdoni ta bëni edhe në periudhën e konceptimit të binjakëve. Ushqimi me qumësht shton probabilitetin 9 herë.

4.Vlerëso edhe pemën tënde gjenetike, pasi nëse ekzistojnë binjakë në familjen tënde, ka më shumë mundësi që të kesh një shtatzëni binjakësh. Për më tepër femrat prej 45 ose më shumë vjeçësh, kanë 17% më mundësi për të lindur binjakë, pasi në këtë moshë, organizmi prodhon një nivel më të lartë hormonit stimulues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat