Kjo është metoda e re për formimin dhe ngritjen e gjoksit

Life style

Kjo është metoda e re për formimin dhe ngritjen e gjoksit

Më: 21 mars 2017 Në ora: 07:26
Ilustrim

Dermatologu kozmetik Charles Runel së fundmi ka zbuluar edhe një metodë tjetër për ngritjen dhe formimin e gjokseve, e cila përfshinë përdorimin e plazmës të pasur me pllakëza gjaku.

Runnels tregon se ai dinë si t’i forcoj prapë gjokset e varura, ta rregulloj formën, t’i heq shenjat dhe ta rritë ndjeshmërinë e gjokseve dhe thimthave.

Ky tretman, i cili kushton rreth 1,800 dollarë, nuk është zëvendësim i ndërhyrjeve kirurgjike dhe nuk do ua dyfishoj madhësinë e gjokseve brenda nate, por do i riformoj gjokset.

Runnels pohon se kjo metodë bën që gjokset të duken sikurse jeni duke veshur sytjena edhe atëherë kur jeni krejtësisht lakuriqe.

E gjithë procedura merr vetëm 15 minuta kohë dhe shkakton pak dhimbje.

Rezultatet e plota marrin kohë rreth dy muaj (një dallim i vogël fillon të vrehet brenda pak ditëve). Rezultatet zgjasin një vit ose më gjatë, ndërsa tek disa gra rezultatet janë të përhershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat