Kujdes: Personat që punojnë në këto profesione tradhtojnë më së shumti

Life style

Kujdes: Personat që punojnë në këto profesione tradhtojnë më së shumti

Më: 24 mars 2017 Në ora: 13:34
Ilustrim

Nëse jeni duke kërkuar për një partner që nuk do t’ju tradhtojë kur nuk jeni në shtëpi, atëherë duhet të keni pak kujdes me anën profesionale të partnerit.

Vendet moderne të punës janë të mbushura me drama, thashetheme dhe afera të zemrës. Prandaj, një anketim i ri ka kërkuar nga 5.658 gra të tregojnë për profesionet më kurorëshkelëse.

Në fillim të listës gjenden personat e punësuar në banka dhe shitblerësit e aksioneve.

Këto janë profesionet ku partnerët tradhtojnë më së shumti, sipas renditjes:

– Profesionet financiare (personat e punësuar në banka, shitblerësit e aksioneve, analistët etj.)

– Profesioni i aviacionit (pilotët, stjuardesat)

– Profesioni i shëndetësisë (doktorët dhe infermieret)

– Bizneset (drejtorët, menaxherët dhe sekretaret)

– Sportistët (atletët, trajnerët)

– Artistët (këngëtarët, modelet, aktorët, fotografët)

– Industria e jetës së natës (DJ-ët, vallëzuesit dhe kamerierët)

– Personat e profesionit ligjor (avokatët, sekretarët, gjyqtarët, prokurorët)

– Profesioni i komunikimit (gazetarët, zyrtarët e marrëdhënieve publike). 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat