U ndava nga gruaja dhe jetoj me të dashurën, bëj seks me shumë femra por njëra më shokoi kur...

Life style

U ndava nga gruaja dhe jetoj me të dashurën, bëj seks me shumë femra por njëra më shokoi kur...

Nga: BOTA SOT Më: 24 mars 2017 Në ora: 14:45
Ilustrim

Një burrë 38 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se ka qenë i martuar dhe ka një djalë 18 vjet, por është ndarë nga gruaja dhe tani është në lidhje me një grua 32 vjeçare të bukur dhe që e do, përcjell Bota sot.

Por, ai thotë se është një tradhtar serik dhe se bën seks me shumë femra, e njëra nga to i ka thënë se është shtatzënë, andaj ai nuk di çfarë të bëjë.

Ky është rrëfimi i tij:

Jam në lidhje me një vajzë të mrekullueshme por jam një tradhtar serik.

Kam qenë duke bërë seks të nxehtë me një grua që sapo më ka treguar se është shtatzënë.

Tani nuk e di çka të bëj.

Jam 38 vjet dhe e kam njohur këtë grua në një website dhe është 28 vjeçare.

Si të gjitha dashnoret e mia edhe këtë e kam dërguar në një hotel në qytet dhe ajo nuk e ka ditur se kam të dashur.

E di se kam vepruar shumë keq por kam pasur një fëmijëri abuzive dhe që atëherë kam pasur vështirësi në lidhje.

Jam martuar me gruan që më ka trajtuar më së keqi dhe i vetmi rezultat i mirë i asaj martese ka qenë një djalë 18 vjet që e kam.

E dija që jam i palumtur me gruan time por qëndrova me të për shkak të djalit, mirëpo në fund e lashë.

I premtova vetes se më nuk do t’i besoja askujt. Tani jam më një grua 32 vjeçare që e dua vërtetë por ende e kthej kokën pas. Nuk i ndaj me të ëndrrat, shpresat dhe e di që ajo meriton dikë më të mirë se unë dhe se një ditë do të më lë.

Kjo është arsyeja pse unë kam shumë afera, sepse kur ajo të më lë një ditë unë të mos jem vet.

E di që kjo tingëllon sikur të jem një idiot i vërtetë por nuk jam.

Jam një mashkull i pasigurt i cili bën seks që të ndihet më mirë me veten.

Me femrën e fundit që isha më tregoi se është shtatzënë me mua.

Mu shemb toka nën këmbët e mia. Ajo nuk e di se unë kam një partnere në jetën time dhe e di se do t’i shkatërrojë të gjitha.

Si mund ta shpëtoj një lidhje dhe të kem respekt dhe dashuri për djalin tim në të njëjtën kohë.

Përgjigja e psikologes:

E di që është një rrëmujë por ti ju aty ku je.

Ti ke pasur një të kaluar të keqe dhe ke qenë i lënduar, e kuptoj se pse ndihesh i pasigurt por kjo nuk do të thotë që ti duhet të lëndosh edhe të tjerët.

Je duke e vendosur dhimbjen nën gënjeshtrën.

Ajo grua që është shtatzënë a mendon se është e vetmja që ti e do?

Nëse është ashtu, ti duhet t’i tregosh të vërtetën.

Ajo duhet ta dijë se do të jeni prind të ndarë dhe jo një familje e bukur.

Nëse ajo do ta mbajë fëmijën mund të bëni testin e ADN-së dhe ti nuk mund t’i ikësh përgjegjësisë së prindit./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat