Qytetet më të mira për tu dashuruar

Life style

Qytetet më të mira për tu dashuruar

Më: 25 mars 2017 Në ora: 20:17
Ilustrim

I quajmë te tille, pasi ato janë ne gjendje te ndezin shkëndijën e dashurisë, madje dhe ta rindezin ndoshta një zjarr tashme te venitur. Nuk ka rëndësi ku, as kur, ajo qe ka vërtet rëndësi është dëshira për tu nisur, te tjerat ndodhin vet. Është e pamundur tu rezistosh vendeve me romantike te planetit, ku tërheqja magnetike është e barabarte me këndimin e Sirenave.Paris dashuri

Parisi
Nuk mund te bënim tjetër veç ta nisnim nga Ville Lumiere, qyteti i dashurisë. Bukuria e tij është magjike, joshëse. Duke shëtitur nen hijen e Tour Eiffel, përgjatë Champs-Elysees apo ne lagjet latine. Do ta ndjeni veten…ndryshe.

Venecia
Një rivale e forte e Parisit, Venecia, ku bukuria malinkonike futet ne zemrën e njerëzve te ndjeshëm, tek ata qe besojnë tek dashuria. Përgjatë kanaleve ku dashuroheni, ku humbisni dhe ri gjendeni…dhe asgjë nuk është me si me pare.Montreal dashuri

Montreal
Një vend plote kulture, një mozaik lagjesh gjallëruese, një qytet për te gjitha nevojat…është qendra me e populluar, elegante, e rafinuar dhe me atmosfere tipike evropiane, zbavitëse, dhe e këndshme.Honolulu dashuri

Honolulu
Plazhe te mrekullueshëm, kratere vullkanik, ujera te kristalta, Honolulu është vendi ideal për çiftet e dashuruar, te cilët kane nevoje te largohen për pak kohe. Nuk do te jete e nevojshme te sforcoheni sepse duart do te kryqëzohen si me magji, dëshira për një përqafim te ngrohte do te behet i pa rezistueshëm, dhe për me pak se ç’mund ta mendonit do ta gjeni veten te shtrire ne rërë duke shkëmbyer përkëdhelje, te dashuruar me shume se kurrë.Stamboll dashuri

Stambolli
I mrekullueshëm dhe tërheqës ai i jep çifteve identitet. Stambolli duhet te vizitohet personalisht sepse përshkrimet me fjale, edhe pse mund te jene te detajuara, rrezikojnë ta banalizojnë. Cilado është ndjenja qe ju lidh, vizitojeni, do t’u mrekulloje me aromat, shijet dhe atmosferen magjike.Key West dashuri

Key West
Një qytet i vogël ku mund te ecni këmbë zbathur mbi rërë, duke i lejuar vetes një pauze romantike ne një nder kafenetë e shumta ne mode. Key West, ne Florida, është udhëtimi ideal për te dashuruarit te cilët kërkojnë relaks dhe pak zbavitje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat