Brenda lagjes më famëkeqe të Brazilit, ku droga dhe prostitucioni lulëzojnë (+18)

Life style

Brenda lagjes më famëkeqe të Brazilit, ku droga dhe prostitucioni lulëzojnë (+18)

Më: 26 mars 2017 Në ora: 18:08
Brenda lagjes më famëkeqe të Brazilit

Të ecësh përreth Vila Mimosa të Rio De Janieros, në Brazil, do të thotë të hasesh në parakalime të pafundme të parazitëve, endacakëve, drogave, insekteve, gjokseve, grave, burrave dhe foshnjave që vrapojnë përreth në pelena.

Kjo lagje është një rrjet i ndërtesave, dyqaneve, sallave të bilardos dhe bordeleve të gjysmëshkatërruara. Prostitucioni nuk është ilegal në Brazil, por të kesh në pronësi dhe ta udhëheqësh një bordello është.

Brenda ndërtesave ka mijëra dhoma të vogla e errëta që ta zënë frymën, ku prostitutat i dërgojnë klientët, përkundër faktit se kjo zonë është shtëpi e dhjetëra familjeve.

Fotografi Fabio Teixeira i ka kaluar shtatë muaj brenda dhe përreth Vila Mimosa, duke tentuar që ta kapë frymën e kësaj lagje për VICE Brazil.

“Isha dëshmitar i drejtpërdrejt i botës së Vila Mimosa. Është vendi i kontrasteve dhe ekstremeve,” ka thënë ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat