Pesë mënyra si ta bëni seksin më të mirë të jetës tuaj

Life style

Pesë mënyra si ta bëni seksin më të mirë të jetës tuaj

Më: 29 mars 2017 Në ora: 16:50
Ilustrim

Për një lidhje të shëndoshë, seksi luan një nga rolet kyçe.

Andaj, tre ekspertë të seksit dhe lidhjeve, u pyetën nga Business Insider mbi atë se si njerëzit mund ta përmirësojnë jetën e tyre seksuale.

Kate McCombs nga Sex Geekdom, Elle Chase nga Akademia e Edukimit Seksual të Los Angeles dhe Virgie Tovar, krijuese e Babecamp dhanë mendimet e tyre mbi këtë çështje.

U përmendën pesë pika kryesore se si të keni jetë të shëndetshme seksuale:

Harrojeni se a dukeni mirë

Fokusohuni në trupin e partnerit tuaj, e jo në teknikë apo estetikë. Kështu mësoni se çfarë doni dhe dëshironi më lehtë.

Hiqeni turpin

Bëni çfarë të mundeni që ta mos ndjeni turp as ju e as partneri juaj. Kjo është forma ma e mirë që t’i tregoni njëri-tjetrit në mënyrë të hapur dhe të shpeshtë se sa shumë e dëshironi njëri-tjetrin.

Tregojini partnerit se çfarë ju pëlqen

Seksi i mirë ka të bëjë me komunikimin. Mos hezitoni t’i tregoni partnerit tuaj se çfarë ju pëlqen.

Tregojini se çfarë nuk ju pëlqen

Nëse partneri juaj po bën diçka që nuk ju pëlqen atëherë është më mirë t’i tregoni në mënyrë të sjellshme, dhe ta komplimentoni në të njejtën kohë.

Empatia praktike

Superfuqia më e fundit e komunikimit seksual është empatia praktike. Të qenit të mirë me njëri-tjetrin është thelbi i një lidhjeje dhe seksi të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat