Pse njerëzit më të gjatë nuk janë edhe më jetëgjatët?

Life style

Pse njerëzit më të gjatë nuk janë edhe më jetëgjatët?

Më: 30 mars 2017 Në ora: 20:14
Ilustrim

Mamiferët më të mëdhenj në përgjithësi jetojnë më gjatë se ata me përmasa më të vogla. Por për njerëzit më të gjatë duket se vlen rregulli i kundërt.

Një elefant jeton mesatarisht nga 40-75 vjeç, balenat mund të arrijnë 110 vjeç, ndërsa një mi rrallë i kalon 12 muaj jetë; mamiferët më të mëdhenj jetojnë më gjatë se sa mamiferët e vegjël.

Brenda çdo specieje, megjithatë, madhësia nuk është gjithmonë një avantazh, e kundërta: në këtë rast metabolizmi ndryshon disa nga rregullat e lojës, për shkak se energjia e nevojshme për të ruajtur një gram ind është gjithmonë në thelb e njëjtë, si mes llojeve të ndryshme, ashtu edhe brenda të njëjtës specie -për të gjithë individët, të mëdhenj dhe të vegjël.

Pikë dizekuilibri – Kjo shpjegon edhe faktin se tek njerëzit, gratë dhe burrat e gjatë janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme siç e vërteton edhe literatura shkencore. Robert Wadlow, njeriu më i gjatë në botë sipas Guinness World Record (2,72 m), ndërroi jetë në moshë 22-vjeçare dhe mes 10 personave më të gjatë në botë, mosha maksimale e jetëgjatësisë ka qenë 56 vjeç.

Gratë shtatlarta janë më të prirura për të zhvilluar lloje të ndryshme kanceresh në vitet pas menopauzës, dhe gjatësia e tyre shpesh është e lidhur me probleme kardiovaskulare, infarkte apo iktus.

Lartësi dhe jetëgjatësia janë të lidhura negativisht me njëra për të paktën dy arsye. E para është e karakterit mjedisor.

Pak kalori – Një studim ka vërtetuar se një dietë me kalori të kufizuara mund të jetë e lidhur me rritjen e jetëgjatësisë tek minjtë, qentë, majmunët, madje edhe tek njeriu. Kafshët dhe fëmijët që hanë më pak priren të zgjaten më pak se bashkëmoshatarët; gjatësia mesatare e popullsisë është kështu një tregues i besueshëm i disponueshmërisë së kalorive në fazën e zhvillimit.

E shkruar në ADN – Arsyeja e dytë është gjenetike. Disa gjene të lidhura me gjatësinë familjare (si FOXO3) janë subjekt i variacioneve që kodifikojnë jetëgjatësinë tek disa kafshëve, duke përfshirë edhe njerëzit.

Këto gjene kontribuojnë në aktivizimin e qelizave burimore, kontrollojnë mekanizmat për vdekjen e qelizave, rregullojnë efektivitetin e insulinës dhe faktorëve të rritjes. Të gjitha, mekanizma që përcaktojnë se sa një trup mund të rritet dhe sa energji ai ka nevojë për të bërë këtë.

Mes jetëgjatësisë, gjatësisë dhe kërkesës për kalori ekziston pra, edhe një lidhje gjenetike, dhe variacione të këtyre gjeneve mund të lidhen me një kohëzgjatje më të madhe ose më të vogël të jetës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat