‘Seksi me meshkuj është më i mirë’: Babai përdhunon vajzën lesbike

Life style

‘Seksi me meshkuj është më i mirë’: Babai përdhunon vajzën lesbike

Më: 31 mars 2017 Në ora: 13:36
Sipas Mirror, 54-vjeçari britanik reagoi me zemërim kur 16-vjeçarja i tha se është lesbike.

Një baba përdhunoi vajzën e tij adoleshente për t’i treguar asaj ‘se seksi me meshkujt është më i mirë’.

Sipas Mirror, 54-vjeçari britanik reagoi me zemërim kur 16-vjeçarja i tha se është lesbike.

Jo vetëm kaq, por babai kishte përdhunuar edhe vajzën tjetër.

Një gjykatë në Britani e ka dënuar atë me 21 vite burg për tre përdhunime.

Gjykatësi që dha vendimin tha se ishte e tmerrshme të dëgjoje provat e dhëna nga vajzat.

“Përdhunimi ishte më shumë në shenjë poshtërimi. Ti synoje të tregoje armiqësinë tënde ndaj saj si lesbike”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat