Shokon 25 vjeçari: E dashura ime bëri seks me 4 meshkuj për 24 orë dhe ma tregoi videon, ndërsa unë.....

Life style

Shokon 25 vjeçari: E dashura ime bëri seks me 4 meshkuj për 24 orë dhe ma tregoi videon, ndërsa unë.....

Nga: BOTA SOT Më: 4 prill 2017 Në ora: 13:25
Ilustrim

Një djalë 25 vjeç ka rrëfyer për The Sun se e dashura e saj me të cilën është në lidhje prej 2 vjetësh, i ka treguar se ka bërë seks me 4 djem për 24 orë dhe madje i ka treguar videon, përcjell Bota sot.

Ai thotë se nuk mund a heq nga koka atë imazh nga koka dhe më e keqja është se e dashura do të shkojë në udhëtim  për 6 muaj dhe do të shkojë në të njëjtin vend ku kishte bërë seks me ata djem.

Ky është rrëfimi i plotë i tij:

Para se të ishim bashkë e dashura ime kishte bërë seks me katër djem në 24 orë dhe më ka treguar videon për të ma dëshmuar. Si mund ta kaloj unë këtë?

Jam një djalë 25 vjet ndërsa ajo është 23.

Ne filluam të dilnim dy vjet më parë, kur ne u njohëm në një festë në një lokal me miqtë.

Pasi ne vallëzuam ajo më tregoi se i pëlqeja dhe unë i tregova se atë e kisha fantazuar gjithmonë.

Ajo ka pasur vetëbesim gjithmonë dhe kjo më ka pëlqyer shumë, por tani do të doja që të ndryshoja të kaluarën e saj.

Unë punoj në një firmë si inxhinier, por e dashura ime punon përkohësisht sepse i pëlqen të udhëtojë.

Ajo sapo kishte ardhur nga një trip gjashtëmujor nga Tailanda kur ne filluam të dilnim.

Më pas ajo më dërgoi një video nga Tailanda ku bënte seks me ata djem, dhe duke qeshur më tha se nuk  e kishte ditur si do të shkonin gjërat mes nesh.

Tani ajo e ka pranuar se e ka bërë vetëm për vëmendje dhe tani ka ndryshuar.

Por, me 4 djem në 24 orë? Më duket e neveritshme si ka mundur ta bëjë këtë ajo.

Jam mundur të mos e lë të ketë efekt në marrëdhënien tonë, por unë thjesht nuk mund t’i zhduk nga mendja ime imazhe që i kam parë.

Kur ne jemi në shtrat unë nuk mund t’i largoj nga koka ato skena të saj me ata djem.

Nuk jam një tip xheloz por ajo që e bën më keq gjithë këtë histori është se ajo do të shkojë në udhëtim në Lindje të Largët e vetme.

Ajo ka rezervuar fluturimet e saj dhe madje ka planifikuar që të kthehet në të njëjtin hotel ku ka bërë vepra të pista me ata djem.

Më mirë të mos e kisha parë atë video sepse tani jam shumë i brengosur.

Ajo thotë se më do dhe se mendon të ketë një të ardhme me mua, por nëse më do dhe jemi aq mirë, pse ajo po më lë edhe për 6 muaj të tjerë?

Përgjigja e psikologes:

Gjashtë muaj është një kohë e gjatë, edhe pse shqetësimet e tua që të përsëritet historia e njëjtë qëndrojnë, mirëpo për disa njerëz udhëtimi është diçka që i bën të fortë.

Pyete atë si i mendon gjithë këta muaj larg teje dhe shiko nëse përputhen mendimet.

A pret ajo që ti të jesh besnik ndaj saj seksualisht? Tregoj se do të jesh dhe pyete se pse dëshiron që të kthehet në atë vend përsëri.

Shpjegoja se ajo po ta bën më të vështirë që t’i ta shohësh të kaluarën e saj si të kaluar.

Shumica e lidhjeve janë të ndërtuara në kompromis, por nëse ti nuk mund ta lësh punën për disa muaj, mund ta lësh për disa javë dhe të shkosh me të në pushime.

Në çdo rast, ti kujdesu që të dalësh me miqtë dhe për jetën tënde shoqërore, kështu që do të brengosesh më pak./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat