As dashuri, as seks, as besnikëri: Faktori nr. 1 i cili vendos se a do të ketë sukses martesa

Life style

As dashuri, as seks, as besnikëri: Faktori nr. 1 i cili vendos se a do të ketë sukses martesa

Më: 6 prill 2017 Në ora: 20:44
Ilustrim

Sipas studimeve të Bankës Federale Amerikane, qëndrimi ndaj përgjegjësisë fiskale ndikon mjaft në ekzistencën e lidhjeve dhe të martesave.

Kur mendojmë mbi faktorët të cilët ndikojnë në ekzistencën e lidhjeve, zakonisht na kujtohen gjërat e standardit.

Janë të rëndësishme vlerat e ngjashme, qëllimet, si dhe patjetër duhet të ndihemi mirë dhe të dashuruar me partnerin apo partneren.

Mirëpo, ekziston edhe një faktor, i cili, së paku, sipas hulumtimeve, është kyç.

Analiza e tyre i ka konstatuar këto dy gjëra:

– Njerëzit zakonisht kërkojnë partnerë me status të ngjashëm financiar.

– Çiftet me status të ngjashëm financiar dhe me aftësi më të mëdha për të marrë kredi më gjatë qëndrojnë së bashku.

Ekspertët thonë që situata financiare gjithashtu është vendimtare. Çiftet të cilat kanë më pak probleme financiare përjetojnë më pak stres dhe mund t’i përkushtohen më shumë marrëdhënies së tyre.

Nga ana tjetër, çiftet të cilat për çdo ditë ballafaqohen me mungesë të parave apo me borxhe, nuk mund t’i kushtojnë kujdes marrëdhënieve emocionale në të njëjtën masë, andaj kjo shpesh ndikon edhe në rezultatin e lidhjes së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat