Zbulojnë se ishin dashnorët e së njëjtës vajzë, hakmarrja ndaj saj ishte ‘brilante’

Life style

Zbulojnë se ishin dashnorët e së njëjtës vajzë, hakmarrja ndaj saj ishte ‘brilante’

Më: 7 prill 2017 Në ora: 15:04
Pamje nga video

Një vajzë e cila kishte dy të dashur, është zbuluar nga këta të fundit dhe për të marrë hak ata kishin menduar një plan ‘gjenial’.

Të dy njëkohësisht i kanë ‘propozuar’ për martesë. Vajza është filmuar teksa punon si kamariere në një lokal në Amerikeë, aty ku të dy partnerët e surprizuan.

I pari i propozon për martesë dhe vajza u ndje  mjaft e emocionuar, teksa kolegët e saj e brohorasin. Por gjithçka ndryshoi kur, ende pa i dhënë përgjigjen shfaqet partneri tjetër i saj i cili i thotë: “Ti kishe dy djem të mirë”.

Vajza largohet menjëherë nga lokali duke vrapuar, ndërsa dy të rinjtë rrëfen se ajo mbante lidhje me ta prej disa muajsh. Madje njëri prej tyre i kishte blerë edhe makinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat