Ja kur fillon të bie dëshira për seks në marrëdhënie

Life style

Ja kur fillon të bie dëshira për seks në marrëdhënie

Më: 8 prill 2017 Në ora: 22:20
Ilustrim

Niveli i kënaqësisë seksuale në marrëdhënie fillon të bie vetëm pas një viti së bashku, ka gjetur një studim.

Hulumtuesit në Universitetin ‘Ludwig Maximilian’ në Mynih vendosën që të zbulonin se sa gjatë janë çiftet të kënaqur me jetën seksuale në marrëdhënien e tyre.

Ekipi mblodhi të dhëna nga Paneli Familjar Gjerman, që përfshiu 3,000 njerëz, duke u fokusuar në marrëdhëniet e moshave 25 dhe 41.

Pjesëmarrësit u pyetën se sa të lumtur janë me jetën e tyre seksuale. Studimi, i publikuaar në gazetën “Arkiva e Sjelljes Seksuale”, gjeti se dëshira seksuale rritet në vitin e parë të marrëdhënies – por pas një viti ajo fillon të bie dukshëm.

Studimi gjeti gjithashtu se martesa nuk ndikon në kënaqësinë seksuale, dhe as fëmijët nuk dukej se kishin ndonjë efekt në jetën seksuale të çifteve të martuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat