Si ta bësh për vete në vetëm pak minuta

Life style

Si ta bësh për vete në vetëm pak minuta

Më: 9 prill 2017 Në ora: 09:44
Ilustrim

Përshtypja e parë është gjithmonë e rëndësishme, por edhe koha po ashtu.

Të ka ndodhur ndonjëherë të takosh dikë që vetëm në pak minuta të ka bërë të ndihesh sikur e njeh prej vitesh? Duket e vështirë, por në fakt nuk është edhe aq, kur bëhet fjalë për tërheqje fizike.

Femrat në vetvete kanë një aftësi të pakrahasueshme kur bëhet fjalë për tërheqje fizike, qoftë ajo edhe në pak minuta. Mjafton të ndjekësh disa këshilla.

Një studim i para disa javëve në Britani ka rezultuar se nëse do të tërheqësh vëmendjen e dikujt, nuk duhet shumë kohë dhe shumë përpjekje.

Pothuaj 2500 personat që janë bërë pjesë e këtij studimi kanë ndarë përvojat e takimit të tyre të parë me personin që kanë në krah, si janë njohur dhe çfarë u ka bërë më shumë përshtypje. Sipas ekspertëve, rezultatet ishin:

-65 për qind e tyre mendonin se buzëqeshja e partnerit ishte përshtypja e parë, nga e cila ishin tërhequr.

-58 për qind mendonin se shikimi ishte tërheqja në takimin e parë.

-25 për qind thanë se toni i zërit u ka bërë më shumë përshtypje.

Në anën tjetër të medaljes, arsyeja e largimit, në pothuaj 60 për qind të rasteve ka qenë aroma e trupit, por edhe era e keqe e gojës. Në 54 për qind të rasteve, era e keqe e gojës ishte shkaku që takimi i parë ishte edhe i fundit.

Pas këtij studimi, ekspertët theksuan se mënyrat për të tërhequr dikë në vetëm disa minuta janë disa. Ndër të tjera, ata theksojnë:

-Ji e sjellshme dhe e ngrohtë

-Mos e gjuaj menjëherë

-Bëje atë të ndihet komod

-Buzëqesh gjithmonë

-Ji vetvetja, por më e mira që mund të jesh

-Respektoje partnerin

-Ji sharmante

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat