Vajza, ja 15 mënyra si t’i mbani femrat e tjera larg të dashurit tuaj

Life style

Vajza, ja 15 mënyra si t’i mbani femrat e tjera larg të dashurit tuaj

Më: 9 prill 2017 Në ora: 19:53
Ilustrim

Ju duhet të keni mjaftueshëm besim te partneri juaj për ta ditur se ai nuk do t’ju tradhëtojë kurrë.

Sigurisht, ndonjëherë femrat përpiqen t’i tejkalojnë kufijtë e tyre dhe përsa kohë që kjo ju bën të ndiheni keq ja disa mënyra për të mbrojtur territorin tuaj nga femrat e tjera që mund t’i afrohen atij.

Ndryshoni statusin e lidhjes suaj në Facebook

Shumica e njerëzve kërkojnë në Facebook për djalin që i pëlqen, kështu që nëse ndonjë vajzë kërkon të hidhet në sulm për mashkullin tuaj, sigurohuni që ai të jetë renditur si i dashuri juaj në rrjetet sociale në mënyrë që ato të qëndrojnë larg tij.

Postoni foto çift në rrjetet sociale

Bëjeni të qartë që ju dhe i dashuri juaj jeni bashkë duke postuar foto të adhurueshme të të dyve bashkë. Mos e teproni, thjesht postoni një foto në kaq kohë.

Në party qëndroni krah tij

Nëse aty rrotull ka femra që po përpiqeni t’i afrohen të dashurit tuaj, qëndroni krah tij mjaftueshëm sa t’i lini atyre të kuptojnë se ai është ‘i zënë’.

Putheni atë në publik

Nëse shihni një femër që ia ka ngulur sytë partnerit tuaj, ajo çfarë duhet të bëni është t’i afrohen për t’i dhënë një puthje të shpejtë. Kjo dp e bëjë të qartë se ai është me ty.

Lini sende tuaja në shtëpinë e tij

Nëse ndonjëra nga mikeshat e tij do ta vizitojë në shtëpi, do të shoh reçipetat e tua dhe do të mendojë se gjërat janë serioze mes jush.

Ndryshoni pamjen në telefonin e tij

Nëse ai ju jep leje të ndryshoni pamjen e parë të telefonit të tij, atëherë vendosni aty një foto tuajën. Kështu, çdo femër që do ta shoh atë kur të kontrollojë telefonin e tij, do të shoh edhe fytyrën tuaj në ekran.

Quajeni atë të dashurin tuaj, në sytë e të tjerëve

Kur ju e prezantoni partnerin tuaj, sigurohuni ta quani atë të dashurin tuaj, që të gjithë ta kuptojnë se ju jeni bashkë.

Kërkojini atij të mbaj çantën tuaj

Nëse një mashkull është duke mbajtur një çantë gruaje, atëherë kuptohet se ai është në një lidhje. Kështu asnjëra s’do t’i afrohet!

Vishni xhaketën e tij

Nëse keni ftohtë, kërkojini atij të hidhni krahëve xhaketën e tij.

Jepini vajzave atë ‘shikimin’

Nëse një femër tregohet më miqësore seç duhet me partnerin tuaj, jepini një shikim të tillë.

Vishni rroba të kombinuara

Kjo mund të konsiderohet si një çmenduri, pasi shumë çifte nuk e mendojnë dot të ecin rrugëve me të njëjtat veshje.

Uluni pranë tij

Kur jeni jashtë nuk keni pse t’i uleni në prehër partnerit, mjafton t’i rrini afër për t’i lënë të tjerave të kuptojnë se ju jeni bashkë.

Porosisni ushqimin e tij

Nëse dëshironi që kamarierja t’ja heqë sytë partnerit tuaj, porositeni ju ushqimin për të. Epo tashmë e dini se çfarë ha ai.

Besojini atij

Ju nuk do të jeni gjithmonë në krah të tij. Ja pse, në fund të ditës, ju duhet thjesht t’i besoni atij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat