Gruaja e shokut po më çmend dhe seksi është i mahnitshëm, por ka diçka që nuk...

Life style

Gruaja e shokut po më çmend dhe seksi është i mahnitshëm, por ka diçka që nuk...

Nga: BOTA SOT Më: 12 prill 2017 Në ora: 16:35
Ilustrim

Një burrë 33 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se është dashuruar dhe bën seks me ish gruan e shokut të tij të ngushtë, që është ndarë nga ai për shkak të keqtrajtimit që i ka bërë asaj burri, përcjell Bota sot.

Burri thotë se e do atë më shumë se që e ka menduar, por ajo tashmë është në lidhje me dikë tjetër/

Ky është rrëfimi i tij i plotë:

Ish gruaja e shokut tim erdhi një natë dhe ne përfunduam duke bërë seks.

Mendova se do të ishte e egër dhe plot epsh, por ishte e kundërta.

Ne bëmë dashuri xhentile por shumë pasiononte dhe unë nuk mund ta largoj nga mendja atë natë.

Unë jam 33 dhe ajo është 30 vjet.

Ne kemi qenë miq të mirë që nga dita e parë që miku im na njoftoi.

Ajo është ndarë nga burri i saj para disa muajsh, pas një martesë pesëvjeçare.

Ajo tha se ai e abuzoi emocionalisht duke u dehur.

I kam thënë asaj që ta lë atë por ajo i jepte një shans e një tjetër dhe unë nuk kisha çfarë të bëja pos t’i shikoja derisa ai e trajtonte atë keq.

Ajo gjithmonë vinte tek unë për mbështetje dhe qante dhe unë isha miku i saj më i mirë.

Unë gjithmonë kam pasur ndjenja për të por asnjëherë nuk e kam thënë asnjë fjalë për këtë.

Kur më në fund ajo vendosi të ndahej nga ai dhe u largua nga shtëpia, unë i ndihmova që të zhvendosej në një dhomë me qira që kishte marrë dhe ne u bëmë më të afërt.

Më pas një ditë ajo më tregoi se ishte takuar me një shok të vjetër, me të cilin nuk ishte takuar prej vitesh.

I thashë se dukej e lumtur dhe se më vinte mirë për të.

Ne flisnim gjatë atyre ditëve dhe një natë kur ne ishim jashtë dhe kishim pirë, mesazhet filluan të bëhen më flirtuese.

Të nesërmen më tregoi se do të vinte në mbrëmje për të biseduar me mua.

E dija si do të përfundonin gjëra, por ndodhën më shumë se që e prita.

Tani jam plotësisht i dashuruar në të.  Edhe ajo më do mua, por poashtu është e dashuruar me të dashurin e saj.

Ajo më ka thënë se ajo ndihet për mua në një mënyrë që nuk e ka pritur.

Unë kurrë nuk jam ndier për dikë në këtë mënyrë dhe nuk e di çka të bëj.

Unë mendoj për të 24/7.

Përgjigja e psikologes:

Kam frikë se ti do të lëndohesh.

Ti ke qenë në dijeni për martesën jo të lumtur të saj me shokun tënd.

Ajo thotë se ka ndjenja të forta për ju, por ju nuk jeni aq i fortë sa ta bëni të ndahet nga i dashuri juaj.

Bëhu i ndershëm dhe thuaj se nuk dëshiron të përfshihesh në një dashuri treshe.

Thuaj se do të jesh me të nëse e përfundon lidhjen me tjetrin dhe të jep një mundësi, ose të mbeteni vetëm miq, por është shumë e vështirë tani.

Nëse nuk të zgjedh ty, më mirë mos u tako me të. Shpresoj që do të të zgjedh ty. Më njofto se çfarë po ndodh më pas./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat