Mënyrat më të këqija për tu ndarë nga partneri

Life style

Mënyrat më të këqija për tu ndarë nga partneri

Më: 21 prill 2017 Në ora: 13:16
Ilustrim

Nuk është asnjëherë e lehtë që të ndahesh me dikë. E ndonëse nuk ka ndonjë mënyrë më të lehtë se si t’i japësh fund një lidhjeje, disa ndarje thjesht janë më të rënda.

Ato bëhen më të rënda, për shkak të momentit dhe mënyrës se si partneri ua ka transmetuar lajmin që më nuk dëshiron që lidhja e tyre të vazhdojë.

Përdoruesit e rrjetit social, Reddit, kanë treguar se cila është ndarja më e vështirë e tyre.

Një grua ka treguar se partneri i saj prej shtatë viteve, zhdukej shpesh, ndërsa një ditë ajo e kuptoi që ai kishte të dashur dhe kishte filluar lidhje me një grua tjetër.

Njerëz të tjerë kanë thënë se disa metoda më të poshtra për tu ndarë janë përmes telefonit dhe rrjeteve sociale.

Një burrë kishte treguar se si e kuptoi që tashmë ish e fejuara e tij, është ndarë me të. Ai tha se ajo kishte postuar në Facebook një lajmërim se nuk po iu priste sa të dilte në takim me një burrë tjetër.

Më poshtë mund t’i lexoni se si disa persona vendosin të ndahen nga partnerët e tyre.

“Ish e dashura ime më kishte shkruar në një torte me çokollatë se dëshironte të ndahej me mua. Ajo e dinte që unë e urrej çokollatën”.

“I lash një shënim në frigorifer që dëshiroja të ndahesha me të dhe ika për të pirë me miqtë. Kjo ishte e pasjellshme nga ana ime, pasi ne jetonim së bashku për dy muaj”.

“U ndava nga një e dashur e imja për Shën Valentin. Kjo gjë ishte shumë brutale”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat