Pse nuk duhet ta puthni qenin tuaj

Life style

Pse nuk duhet ta puthni qenin tuaj

Më: 23 prill 2017 Në ora: 14:41
Ilustrim

Qentë mund të përbëjnë rrezik tepër serioz për shëndetin e njerëzve. Ky është përfundimi që kanë arritur disa veterinerë anglezë në një studim të fundit, të cilët kanë hartuar një listë me sëmundjet vdekjeprurëse që qentë mund t’ua transmetojnë njerëzve…

Sipas një studimi të fundit, miqtë tanë besnikë, mund të përbëjnë rrezik për shëndetin tonë. Veterinerët anglezë, siç raporton “Daily Mail” kanë hartuar një listë me sëmundjet vdekjeprurëse që qentë mund t’ua transmetojnë padronëve të tyre.

Por ka edhe nga ata studiues që insistojnë duke përsëritur se përfitimet që sjellin qentë në jetën tonë janë më të mëdha sesa rreziqet e mundshme…Nga cila anë do të anojë peshorja?!

Tuberkulozi

Nëse qentë bien në kontakt me një lopë të infektuar, ose më saktë nëse hanë nga mishi i tyre, ata marrin bakteret e tuberkulozit dhe këtë sëmundje të mushkërive, potencialisht vdekjeprurëse, ia transmetojnë direkt pronarit të tyre.

Rreziqet janë të vogla, por reale. Në vitin 2013, një fëmijë nga Gloucestershire, e mori tuberkulozin nga qenushi i tij.

Askaridi

Presupozohet se rreth dy të tretat e parqeve publike janë të mbushura me askaride, parazitë që riprodhohen në stomak dhe në zorrë dhe që te qentë rriten deri në 14 cm. Vezët shpërthejnë pas daljes së jashtëqitjes së qenve dhe ato mund të qëndrojnë në terren të gjalla për muaj të tërë.

Ndaj personat që merren me mirëmbajtjen e parqeve duhet të përdorin domosdoshmërisht doreza, ndërsa personat që i vizitojnë duhet të tregohen të kujdesshëm në momentin për shembull kur ushqimi u bie në tokë, ose kur prekin çdo gjë në natyrë.

Shiritat ose tenja

Tenjat apo shiritat (krimba) padyshim janë të neveritshëm. Disa lloje të tyre mund të arrijnë disa metra gjatësi dhe të jetojnë te zorrët deri në 20 vjet. Ndërkohë disa të tjerë janë të padëmshëm, por një specie e quajtur ekinokoke, potencialisht vdekjeprurës për njerëzit, kohët e fundit është bërë shumë e popullarizuar në Uells.

Kur qentë hanë mish të infektuar, me vezë tenje, pasi ato rriten në trupin e tyre, dalin bashkë me vezë të tjera nëpërmjet feçes që ata bëjnë. Qentë mund t’i përhapin këto vezë te njerëzit edhe vetëm nëpërmjet kontaktit kokë më kokë. Infeksioni nga tenja te njerëzit mund të manifestohet me kiste të lokalizuara në zonën e mëlçisë, të trurit dhe të mushkërive. Qeni juaj duhet që të dalë jashtë shumë shpesh, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të luftuar këtë parazit.

Helmimi serioz nga ushqimet

Qentë, fatmirësisht, nuk e përdorin gjuhën e tyre për t’u pastruar por turirin e fusin në çdo vend me erërat që ndiejnë nëpër rrugë. Këtu përfshihen edhe minjtë e ngordhur, pëllumbat apo çdo kafshë apo shpend tjetër.

Për rrjedhojë, qentë mund të bëhen një “çerdhe” e baktereve të këqija si kampilobakter ose salmonel, të cilat kontaminojë ushqimin dhe mund të jenë vdekjeprurëse për fëmijët dhe të moshuarit.

Insektet që sulmojnë zorrët

Disa qen duan shumë që të zhyten nëpër kanale dhe pellgje. Por ajo që shumë nuk e dinë është se në ujin e pistë ka të ngjarë të ketë krypto, parazitë që shkakton Cryptosporidiosin, sëmundjen që prek zorrët.

Jashtë trupit, paraziti është nën formën e mikrokapsulës së gjatë sa pesë e njëmijta e milimetrit, por që në brendësi të trupit shkakton kiste, diarre, dhembje barku dhe ethe. Qentë e infektuar, këtë lloj paraziti mund t’ia transmetojnë njeriut, nëpërmjet lëkurës dhe gjuhës.

Zgjebja

Nëse ju kruhet i gjithë trupi dhe qeni juaj është me zgjebe, atëherë edhe ju mund të jeni prekur nga ky lloj paraziti, i cili tenton të futet në lëkurën tuaj dhe të lëshojë aty vezë.

Parazitët e shkaktuar nga kjo lloj patologjie që infektojnë kafshët janë të ndryshme nga ato që infektojnë njerëzit, por që gjithsesi shkaktojnë bezdisje për ditë të ndryshme nëse hyjnë në kontakt me lëkurën.

Infeksionet e shkaktuara nga minjtë

Leptospiroza, e njohur gjithashtu si ethet e miut, shkaktohet nga pirja e ujit të ndotur me feçe të këtyre kafshëve. Sapo një qen infektohet, urina e tij infekton çdo vend që ai e bën atë, duke vënë në rrezik qeniet njerëzore. Te këta të fundit, nëntë në dhjetë raste shkakton simptoma të ngjashme me gripin, dhembjen e kokës dhe dhembjen e gjithë trupit.

Përafërsisht në 10% të rasteve mund të ketë zhvillime që rrezikojnë jetën e njeriut, duke shkaktuar gjakderdhje të brendshme dhe kolaps të organeve. E vetmja mënyrë për ta parandaluar është nëpërmjet vaksinës, që i bën qentë imun ndaj sëmundjes.

Tenja

Tenja është një infeksion i lëkurës, që shkaktohet nga një kërpudhë. Ajo është e zakonshme te macet, por edhe te qentë mund të shfaqet në formën e unazave në lëkurë. Bëhet fjalë për një sëmundje ngjitëse, aq sa mund merret lehtësisht duke përkëdhelur qenin.

Fëmijët janë ata që preken më shpesh nga kjo sëmundje. Por gjithsesi ajo mund të shërohet nëpërmjet kremrave të veçantë pa pasoja të veçanta.

Ju mund të thoni me të drejtë se, vetëm “lajme” të këqija ka për qentë?

Mund të duket se qentë janë një “qendër epidemike lëvizëse”, por pjesa më e madhe e sëmundjeve mund të parandalohen nëpërmjet vaksinave dhe kurave të veçanta. Lajini gjithmonë duart pasi të keni prekur qenin tuaj dhe mos e lejoni që t’ju lëpijë apo të flini në të njëjtin shtrat.

Pavarësisht se në njëfarë kuptimi qentë janë një rrezik për shëndetin tuaj, pjesa më e madhe e ekspertëve thonë gjithashtu se qentë duhen konsideruar si një mënyrë e mirë për t’i bërë fëmijët më të fortë dhe më të shëndetshëm, përveçse mund t’i bëjë rezistentë ndaj alergjive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat