Ja cila është pjesa më e mirë e seksit dhe nuk është ajo që mendoni ju

Life style

Ja cila është pjesa më e mirë e seksit dhe nuk është ajo që mendoni ju

Më: 27 prill 2017 Në ora: 00:26
Ilustrim

Nëse deri tani keni menduar që orgazma është kulmi i marrëdhënieve seksuale, gaboheni.

Në të vërtetë, shkencëtarët kanë zbuluar që pjesa më e mirë e seksit pason vetëm pas 48 orësh pasi të keni bërë seks dhe quhet “shkëlqim passeksual”.

Është ky ai shkëlqimi natyral, me të cilin marrim frymë pas marrëdhënies seksuale dhe i cili nënkupton dashurinë, kënaqësinë dhe lidhshmërinë e partnerëve dhe të cilin e vërejnë bash të gjithë të tjerët që i keni pranë, madje edhe ata të cilët nuk ju janë edhe aq të afërt.

Ky shkëlqim është i lidhur me atë nëse jeni në lidhje të lumtur, sepse seksi i lidh partnerët, ndërkaq gjatë tij lirohet oksitocina, hormoni i lumturisë, i cili nxit intimitetin.

Hulumtimi ka treguar që pjesëmarrësit në këtë kënaqësi pas seksit kanë qenë më shumë të lumtur në lidhje apo martesë në fillim, por edhe pas hulumtimit.

Me fjalë të tjera, kënaqësia lidh njerëzit gjatë, por edhe pas seksit dhe ndikon në lumturinë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat