Pse është shumë e vështirë të dashuroni një mashkull të mirë?

Life style

Pse është shumë e vështirë të dashuroni një mashkull të mirë?

Më: 27 prill 2017 Në ora: 07:31
Ilustrim

Nëse keni një tip mashkulli të cilit mund t’ia thuani të gjitha gjërat që keni në mendje, atëherë jeni të sigurtë se jeni në vendin e duhur. Ju vendosni standardet, dhe ai le të përpiqet t’i përmbushë ato. Nëse ata nuk i përmbushin, atëherë keni dikë për ta fajësuar për problemet në marrëdhënie. Por, sipas meshkujve të mirë, ju duhet të jeni një femër e mirë për të. Të përmbushni standardet e tij si dhe të ngritni tuajat. Të qëndroni në lartësi. Një mashkull i mirë nuk është ai idiot i cili punon në rrezik të vetvetes, sepse ai nuk mund ndryshe, sepse është modest dhe i mirë. Ai ka arsye të mirë, mbahet fort në vlerat e tij dhe nuk ju gënjen dhe përpiqet të bëjë gjënë e duhur – dhe kjo nuk është gjithmonë e lehtë e as e këndshme.

Nuk dëshiron që të jeni në vendin e parë

Duket se për meshkujt femrat nuk janë në rradhë të parë. Ashtuqë ju hidhëroheni dhe zemëroheni se pse ai ju shmang, hidhni justifikime budallaqe se ju injoron me shoqëri tjetër nëpër kafene, ndërsa ai tërë kohën ka qenë thjeshtë duke shikuar futboll me po ata shokë të njejtë, dhe kanë harruar për ju. Ai nuk dëshiron që ju të futni hundët gjithkah në jetën e tij, dëshirojnë të kenë privatësinë dhe të merren me veten, në anën tjetër duan që ju të jeni përkrahja më e madhe për ta, ta mbështetni dhe t’i qëndroni gjithnjë pranë.

Ai nuk ju gënjen në kursimin e ndjenjave tuaja

Nëse jeni xheloze për ish- të dashurën e tij, për të kjo nuk ka fare kuptim, sepse ai tani ju ka zgjedhur juve dhe nuk duhet të ketë vend për xhelozi. Atij nuk i bëhet vonë nëse ju shqetësoheni për gjëra palidhje dhe kërkoni që mos t’i flasë më asaj, për të kjo është krejtësisht e paarsyeshme. Dhe për mashkullin, juve nuk duhet të ju mungojë arsyeja, sepse keni standardet e juaja dhe nuk duhet të preokupoheni me gjëra të tilla.

Kur ju përkushtohet dhe është i parrezistueshëm ndaj jush

Ai me të vërtetë shpreh interes në atë që ju mendoni, si e mendoni dhe çfarë ju kënaq e përmbush më së shumti në botë? Do të ndjeheni se jeni me fat që keni pritur deri tani dhe nuk dëshironi ta humbni mashkullin tuaj ideal. Pak rëndësi ka nëse ka pasur ish- të dashura kur nuk kanë pasur sukses, sepse ai tani është i juaji tërësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat