Parfumi që ju përshtatet sipas shenjës së horoskopit

Life style

Parfumi që ju përshtatet sipas shenjës së horoskopit

Më: 1 maj 2017 Në ora: 10:43
Ilustrim

A ka patur të drejtë Coco Chanel kur ka thënë se femrat që nuk lyhen me parfum nuk kanë të ardhme?

Parfumi është tejet personal dhe si qëndron në lëkurën tuaj, nuk mund t’i qëndrojë një njeriu tjetër. Nëse ende nuk e keni gjetur aromën tuaj identifikuese pse të mos udhëhiqeni nga yjet?

Ujori

Ju jeni në kërkim të aventurave dhe kureshtja është tipari kryesor që ju karakterizon. Një aromë e freskët dhe energjike është e përkryer për ju.

Provoni: Philosophy Pure Grace Summer Surf ose Mason Margiela Beach Walk

Peshqit

Të ngrohtë dhe të mëshirshëm, peshqit kanë një personalitet të butë dhe tërheqës. Aromat e luleve janë të përshtatshme për ju.

Provoni: Viktok & Rolf Flowerbomb ose Tory Burch Absolu ($ 105)

Dashi

Një shpirt i fortë dhe i sigurt si ju ka nevojë për një aromë të zjarrtë. Sugjerojmë një parfum që ka nota të drunjta.

Provoni: Stella McCartney Stella oser Hermés Eau des Merveilles

Demi

Nëse do të kishte ndonjë ngjyrë që do t’ju përshkruante, ajo do të ishte e gjelbërta. Ju jeni të besueshëm dhe të qëndrueshëm. Një aromë e freskët do t’ju mbajë të përqëndruar.

Provoni: Diptyque Philosykos ose Malin+Goetz Vetiver Eau de Parfum

Binjakët

Si binjakë që jeni, ju keni tendencën të ndryshoni si kameleon. Mund te keni pafund parfume dhe nuk identifikoheni me një.

Provoni: Elizabeth & James Nirvana Black ose Commodity Orris

Gaforrja

Shenja më e edukuar nga të gjitha shenjat. Ju duhet një aromë e ngorhtë me nota vailjeje apo trëndafili.

Provoni: Pinrose Pinrose ose Aerin Tangier Vanille

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat