Druri atraktiv i dashurisë më së shumti u pëlqen shpirtrave të dashuruar!
Druri atraktiv tropikal Butea monosperma, i njohur si flakë mali po i pushton kopshtarët me kurorën e vet të bujshme dhe me lulet e magjishme ngjyrë të kuqe të zjarrtë, si p.sh. Tajlanda, Nepali dhe Sri-Lanka dhe atje mund të rritet deri në 15 metra.
Në kushtet tona, druri ka sukses në saksi dhe mund të mbillet gjatë tërë vitit.
Druri rritet ngadalë, ndërkaq fletët e mëdha me aromë të këndshme mund të prisni të zhvillohen nga fundi i dimrit.
Kjo lule paraqet simbolin e ardhjes së pranverës dhe dashurisë për shkak të fletëve të saj të bujshme.
Madje edhe poetët kanë qenë të inspiruar me zjarrin e bujshëm malor, prandaj edhe nobelisti Rabindranath Tagore, i magjepsur nga bukuria e kësaj bime, ka shkruar poezi të mrekullueshme.
Fletët e këtij druri përdoren për servirim të ushqimit, por edhe për përfitimin e ngjyrave për pëlhura.