Si ta tërhiqni dashurinë në jetën tuaj?

Life style

Si ta tërhiqni dashurinë në jetën tuaj?

Më: 1 maj 2017 Në ora: 16:33
Ilustrim

Nëse dëshironi të tërheqni dashuri në jetën tuaj, ju duhet të jepni pa përkushtim. Njerëzit për nga natyra nuk mund të jetojnë pa ajër, ushqim, ujë dhe dashuri.

Siç mund ta shihni, në mesin e këtyre katër elementeve të domosdoshme për jetën, vetëm dashuria është e paprekshme. Dashuria ka shumë forma, por urtësia pohon se origjina e saj rrjedh nga dashuria deri në ekstazë për shpirtrat hyjnorë, dashuria në mes të nënës dhe fëmijës, në mes të miqve, në mes të dashuruarve, në mes të partnerëve e kështu me rradhë.

Por si ta tërhiqni dashurinë në jetën tuaj?

Shpesh herë shohim në shoqëri, se kur njerëzit nuk mund të gjejnë dashurinë (ose dashuri të mjaftueshme) – në mesin e njerëzve, shumica kanë tendencën të lidhen apo ti adhurojnë kafshët shtëpiake. Kështu, në një formë, apo një tjetër, duhetmedoemos të ekzistojë dashuri në mesin tuaj.

Megjithaë, vetëm për shkak se ju doni dashuri, kjo nuk nënkupton se ju do ta pranoni të njejtën.

Së pari, duhet gjithmonë të ofroni dashuri. Vetëm kur jepni dashuri – edhe do ta pranoni atë. Dhe, nëse ofroni dashuri, është shumë e rëndësishme që së pari ta pranoni dhe duani veten ashtu siç jeni!

Ekzistojnë mënyra të ndryshme të përjetimit të dashurisë: disa preferojnë të përkëdhelen përmes prekjeve dhe ndjesisë, disa dëshirojnë të dëgjojnë fjalë të ëmbla dhe të bukura, disa dëshirojnë ta tregojnë dashurinë përmes veprave dhe dhuratave…

Mënyra më e mirë për të marrë dashuri sipas mënyrës që dëshironi, është ta bëni të njejtën për ata persona që i duani në jetën tuaj.

Bëhuni person i përmbushur me dashuri. Ne tërhiqemi në jetë nga njerëz që janë pasqyrë e personaitetit tonë.

Pra, nëse dëshironi që njerëzit të ju duan, më mirë filloni ti duani ju ata.

Pohimet rreth dashurisë

Afirmimi apo pohimet konfirmojnë atë që ne duam, e jo atë që ne nuk duam. Mundohuni të krijoni për veten tuaj pohime personale që ju mbajnë në jetë si motivim. Mund të praktikoni para pasqyrës çdo ditë ndonjë pohim inspirues dhe besoni se do të ju mbajë plot gjallëri dhe pozitivitet në jetën tuaj.

Me kalimin e kohës, ju do të bëheni gjithnjë e më shumë një person i dahsur dhe do të tërhiqni sa më shumë dashuri nga njerëzit më të dashur në jetën tuaj.

“Unë jam i rrethuar nga dashuria dhe gjithçka për mua është në rregull”.

“Zemra ime gjithmonë është e hapur dhe unë rrezatoj dashuri të pafund”.

“Të gjitha lidhjet, raportet, marrëdhëniet e mia janë afatgjate dhe përplot dashuri”.

“Gjithçka që shoh përreth e shoh me syrin e dashurisë dhe dua gjithçka që unë shoh”.

“Unë e di që jam një person i cili meriton dashrui dhe romancë. Unë jam mirënjohës për dashurinë që marr çdo dittë, pa marrë parasysh në çfarë mënyr interpretohet. Unë gjithmonë ofroj dashurinë time ndaj njerëzve që njoh, por edhe tërë botës. Dita e sotme duhet të jetë gjithmonë e plotësuar me dashuri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat