Nëse e doni partnerin, mos flini gjatë kohës që jeni të zemëruar

Life style

Nëse e doni partnerin, mos flini gjatë kohës që jeni të zemëruar

Më: 2 maj 2017 Në ora: 15:16
Ilustrim

Thuajse të gjithë e dinë se asnjëherë nuk duhet të shkoni të flini kur fjalosni me partnerin, megjithatë studimet e reja sugjerojnë se kjo gjë mund të jetë po aq e rëndësishme për shëndetin e personit sa për lidhjen e tyre.

Hulumtimet e reja nga SHBA kanë gjetur disa ndërlidhje mes asaj se sa i vlerësuar ndjehet një partner në lidhje dhe çfarë kualiteti të gjumit ka.

Shkencëtarët kanë vëzhguar 698 çifte që janë të martuar apo bashkëjetojnë, dhe ka zbuluar se ata të cilët kanë vëmendje më të madhe nga partnerët e tyre janë më të prirë të bëjnë gjumë kualitativ, gjë e cila është kruciale për një shëndet të mirë.

Psikologia Dr. Emre Selcuk, njëkohësisht edhe udhëheqëse e këtij studimi, thotë se zbulimet e tyre tregojnë se individët me partnerë më të vëmendshëm ndaj tyre përjetojnë më pak stres dhe shqetësim, gjë e cila ua përmirëson kualitetin e gjumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat