Çfarë bëjnë çiftet e lumtura që t’u zgjatë lidhja përgjithmonë?

Life style

Çfarë bëjnë çiftet e lumtura që t’u zgjatë lidhja përgjithmonë?

Më: 2 maj 2017 Në ora: 17:57
Ilustrim

Kultivimi i një lidhje të sigurt, të fortë dhe të qëndrueshme kërkon shumë punë dhe mund, por asnjëherë nuk është një gjë e pamundur.

Për krijimin e një lidhje të tillë, është esenciale që ju dhe partneri të bëheni miq të ngushtë. Por, çfarë është një shok/shoqe i ngushtë?

Miku i ngushtë është personi të cilin e njihni për një kohë të gjatë, që e njihni më mirë se çdo njeri tjetër. Personi me të cilin fillimisht keni pasur interesa të përbashkëta dhe ju pëlqen shoqëria e njëri-tjetrit.

Nga jo histori, ju keni krijuar një nivel të mahnitshëm komforti, i cili ju lejon të ndërmerrni rreziqe dhe të silleni lirshëm afër “mikut” tuaj. Pra, kur arrini në një pikë të tillë, ju silleni me partnerin pa paragjykime dhe pa frikë sepse është personi të cilin vërtet e dashuroni.

Megjithatë, duhet të keni parasysh se një lidhje e tillë nuk mund të ngutet e as të detyrohet, por merr kohë dhe kërkon durim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat